Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/ Xhafaj zbulon: Është hartuar drafti 700 faqe, ua kemi dhënë ekspertëve ndërkombëtarë

 

Fatmir Xhafaj sqaroi në Studio Live se si janë thirrur ekspertët e fushave të ndryshme për tu bërë pjesë e komisionit të posaçëm antikorrupsion. Ku përfshihen edhe Avokati i Popullit, por edhe pedagogë të universiteteve që siç zbulon Xhafaj kanë hartuar një draft paraprak 700 faqe dhe më tej parashikohen 12 tryeza dhe forume të dialogut me qytetarë në qendra të qarqeve të vendit, për të zbuluar fenomenin e korrupsionin jo vetëm në qeverisjen qendrore por edhe në atë lokale.

'Thamë, a ka kapacitete? Po, ka ardhur një brez shumë i formuar. Kemi një klasë profesionistësh, nëse i përthithim pjesë të kësaj iniciative mund të marrim rezultat të mirë. Iu drejtuam 3 kategorive të pavarura: institucionet e pavarura, jo vetëm drejtësia. Janë Avokati i Popullit, Komisionerët. Institucione që dalin nga Kuvendi. Iu thamë sillni propozimet që ju keni. Iu drejtuam fakulteteve publike dhe jo publike.

Kanë sjellë propozime. Së treti shoqëria civile. Së katërti iu drejtuam, edhe komunitetit të biznesit se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qeverinë. Ne bëmë ftesën ata sollën emrat. Nuk jemi përfshirë në procesin e hartimit. u kemi thënë merrni raportet ndërkombëtare, të BE dhe DASH.

Çfarë thonë raportet për këto 3 fusha? Ata kanë bërë një skanim. Ka një draft paraprak 700 faqe, i ndarë në 15 komponente. kemi bërë publike një përmbledhje ekzekutive. Kemi një faqe të komisionit, masl.al. Nuk ka gjë që nuk është aty. Transparencë maksimale. Kemi siguruara transparencën maksimale. Këtë draftin e ekspertëve, po e nënshtrojmë një procesi konsultimi. Parashikon 12 tryeza tematike.

Kemi filluar 2 kemi dhe 10 në javët në vijim. Ftojmë gjithë shoqërinë civile. Bëhet prezantim nga ekspertët. Ne deputetë jemi në rolin e menaxhuesit, të papërfshirë. Aty kushdo mund të shpreh, komente, sugjerime dhe propozime. Do bëjmë disa forume të dialogut qytetarë. Do shkojmë në qendrat e qarqeve, në qendrat universitare.'

Më tej Xhafaj thotë se këtë draft komisioni ia ka dhënë ekspertëve ndërkombëtarë, teksa tani e tutje pas fotografimit të situatës do gjenden zgjidhjet.

'Draftin u a kemi dhënë ekspertëve ndërkombëtare. Kemi të atashuar 40 ekspertë ndërkombëtarë, 20 të huaj dhe 20 shqiptarë. Do i kërkojmë të japin koment, vlerësim për analizën. Pasi kemi dëgjuar këto tryeza, mendimin e ekspertëve ky input do merret në draft dhe do bëhet një dokument final, serioz shqiptar. E fotografuam gjënë, këto janë problemet, çfarë duhet për këtë gjë? Si do trajtohet, si zgjidhet kjo?'


Lajmi kryesor:

Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja