Komisionerët, 219
milionë lekë shpërblime
KQZ debatoi dje lidhur me buxhetin e hartuar për zgjedhjet e 2013, ku anëtarët e propozuar nga opozita kundërshtuan shpërblimet e larta të komisionerëve të ndryshëm. Në 23 qershor do të përdoren mbi 3 milionë fletë votimi dhe mbi 3 mijë kuti votimi.
TIRANE - Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtynë me konsensus miratimin e buxhetit që do të përdoret për zgjedhjet e 23 qershorit, kjo pas debateve të shumta lidhur me shuma të larta për zëra të ndryshëm në buxhet.
Kryesisht u debatua për fondin që i është akorduar komisionerëve të ndryshëm,fushatës publicitare etj. Kostoja që pritet t`i kushtojë buxhetit të
KQZ vetëm për shpërblimet e komisionerëve zgjedhorë është plotë 219 milionë lekë të reja.
Janë parashikuar të shpërblehen 712 anëtarët e KZAZ-ve, 38,500 anëtarët e KQV-ve për ditën e zgjedhjeve, 3,784 anëtarët e GNV-ve për ditët e procesit të numërimit. Masa e shpërblimit do të jetë e njëjtë me atë të zgjedhjeve të mëparshme për organet e qeverisjes vendore 2011.
Kryetari dhe zv/kryetari i KZAZ-së është paguar me 65 mijë lekë, anëtarët dhe sekretari i KZAZ-së me 60 mijë lekë. Si një nga risitë e zgjedhjeve të 23 qershorit, aplikimi i teknologjisë do të shoqërohet edhe me kosto shtesë.
Për zgjedhjet KQZ ka miratuar procedurat për mbledhjen, administrimin dhe publikimin e informacionit për pjesëmarrjen në zgjedhje ditën e votimit, të cilat do të kryhen nga një person i emëruar nga KQZ-ja pranë çdo KZAZ-je, në total 89.
Anëtari i i KQZ-së, Hysen Osmani, kërkoi shpjegime nga Drejtoria e Financës për pagesën shumë të lartë të Komisionerëve, të cilët edhe pse punojnë vetëm një ditë, marrin 25 mijë lekë të reja. Pas kësaj, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Lleshi, kërkoi nga administrata që brenda kësaj jave të paraqesin dhe fondin për fushatën sensibilzuese të zgjedhjeve, në mënyrë që buxheti të jetë i plotë.
FLETËT E VOTIMITNë buxhetin e detajuar janë përcaktuar edhe numri i fletëve të votimit dhe shuma që ato kushtojnë. Në zërat për materialet specifike, bëhet e ditur se do të përdoren plotë 3,355,946 fletë votimi që do të kushtojnë 41.479.491 lekë. Sipas projektbuxhetit të përgatitur nga administrata, vetëm një fletë votimi do të kushtojë 12 lekë të reja.
Për të realizuar procesin do të blihen dhe 3000 kuti të cilat do të përdoren për materialet zgjedhore. Kjo sasi e kutive do t’i shtohet kutive të zgjedhjeve të 2011-s dhe do të ketë të njëjtat karakteristika. Për dërgimin e bazës materiale zakonisht janë përdorur mjetet e ushtrisë.
Në zgjedhjet e 23 qershorit do të përdoren plotë 119.700 vula sigurie, të cilat do të kushtojnë poltë 17.236.800 lekë. Ndërkohë që vula për 89 KZAZ dhe 5500 KQV do të jenë 16.589 copë që do të kushtojnë 19.989.745 lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)26.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.3%
-
Gafë
51.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34