Genta Tafa është propozimi i Partisë Socialiste për Komisionerin për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Në shkresën dërguar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, PS shkruan:
“Ne vlerësojmë se kandidatura e propozuar, me përvojën e saj profesionale në fushën e ligjit si dhe me aftësitë e spikatura në ushtrim të profesionit, gëzon besimin e të gjithë deputetëve dhe plotëson të gjitha kriteret që kërkon ligji.”
Mandati i Komisionerit të mëparshëm, Robert Gajdës, përfundoi para 3 vitesh, më 5 prill 2023. Me këtë propozim, Tafa i ka mbledhur 28 firma deputetësh për t'u quajtur ligjërisht kandidate.
Mes 7 emrave që aplikuan pranë Kuvendit të Shqipërisë, përfshiheshin profesionistë të së drejtës dhe ish drejtues institucionesh të drejtësisë së re.
Ish-kreu i KLP Alfred Balla, ndërsa Rozeta Ivanova dhe Genta Tafaj Bundo nga ish Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e para ish-punonjëse në trupën e Vettingut dhe e dyta komisionere në KPK.
Kandidate ishin edhe Ermonela Xhafa dhe Sonila Hysi, të dyja ish-drejtuese e Agjencisë Kombëtare për Diasporën, si dhe Brikena Luti.
Drejtuesi i institucionit zgjidhet në seancën plenare.
Komente











