Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK, shtyhet seanca në KPA për gjyqtarin Edmond Islamaj

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK, shtyhet seanca në KPA për gjyqtarin Edmond Islamaj

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj

Shtyhet seanca për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Seanca për dhënien e vendimit nga Kolegji i Posaccëm i Apelimit do të zhvillohet më datë 20 dhjetor 2018, në orën 09:30.

Islamaj doli para KPA më 12 nëntor 2018, pas ankimimit në muajin korrik nga Komisioneri Publik, se hetimi i KPK në ngarkim të gjyqtarit ishte i paplotë.

Në 7 qershor, KPK vendosi të konfirmojë në detyrë gjyqtarin Edmond Islamaj, pasi sipas KPK, ai ishte i pastër dhe nuk kishte problem me pasurinë.

Njoftimi i KPA:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

Në seancën e sotme, Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit analizuan vlerën provuese të provave, të cilat, trupi gjykues vendosi të merren në gjykimin e kësaj çështjeje, me vendimin e ndërmjetëm të datës 17.12.2018.

Komisioneri Publik kërkoi hetimin edhe të disa fakteve dhe marrjen e disa provave të tjera, kërkesë e cila, nuk u pranua nga trupi gjykues, bazuar në nenin 49, pika 6, germa a dhe b e ligjit 84/2016.

Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e enjte, më datë 20.12.2018, ora 09.30, për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit, të shpjegojë dhe provojë mënyrën e përfitimit të çmimit të shitjes së autoveturës “Range Rover”, me targë AA …

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT