TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarët të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal. Këtë të premte SPAK paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje, ndërsa vendimi pritet të shpallet më 7 korrik.
SPAK kërkon pushimin e çështjes me argumentin se s’ka vepër penale. 7 ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.
Shtatë ish-gjyqtarët për të cilët SPAK kërkon pushim të çështjes
1. Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
2. Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
3. Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
4. Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
5. Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
6. Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
7. Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Kujtojmë se prillin e vitit 2020, avokati Dashi kallëzoi 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu, duke i akuzuar për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie. Menjëherw SPAK nisi hetimet për 10 nga 20 emrat e kallëzuar, ish-anëtar të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa për 10 të tjerët Prokuroria e Posaçme deklaroi se nuk ishin kompetencë e saj dhe se i janë dërguar Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan. SPAK regjistroi procedimin penal për 9 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, konkretisht për: Bashkim Dedja, Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Gani Dizdari, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj.
-
Po nese nuk quhen veper penale keto per te cilat jane shkarkuar,ose vetelarguar,atehere cilat perkufizon SPAKU si te ndjekshme penalisht?! Kam pershtypjen se SPAKU po kthehet ne nje aktor i keq imitues i Ponc Pilatit,per gjysmat shpalli gjoja //moskopetence// dhe te tjeret qe jane kapobandat e korrupsionit gjyqesor i shpalli sikur nuk plotesojne kushtet per veper penale e kuptohet dhe ndjekje penale si rrjedhim!!!
Përgjigju -
Ha ha ha Kraja Arben kokrra komunistit tipik pa byths. Ju dhjefsha mu ne spak
Përgjigju -
Te pafajshem..nuk ka veper penale per Gjyqetaret dhe Prokuroret milonier…me vila, toka, hotele dhe prona te tjera te pa deklaruara!!! Bektash Shtepenja, autokombanjeri qe korr grurin e fshatit, dhe nuk ka fature tatimore…sekuestro shtepise dhe BURG! Do bejme drejtesi de more déé, si lum ky popull qe mezi na kéé…Ngrehu nga varri o i madhi Bhburicka!!
Përgjigju -
E pat dhe reforma ne drejtesi! R.I.P
Përgjigju -
Spaku eshte vetem per popullin e thjeshte,per ata me kollare joooooo..
Përgjigju -
Ne rrezik e ne nevoje, shoku shokun ta ndihmoje...
Përgjigju











Komente
Komento