Komisioneri Publik ankimon vendimin e për gjyqtaren Kosova: Hetimi i KPK, i paplotë
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova. Në njoftim thuhet se KPK nuk ka bërë një hetim të plotë për Kosovën.
Gjyqtarja Nertina Kosova në KPK
Tiranë-Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova. Në njoftim thuhet se KPK nuk ka bërë një hetim të plotë për Kosovën. Gjyqtarja Kosova e kaloi Vettingun më 17 korrik 2018. KPK në relacionin për Kosovën, doli në përfundimin se gjyqtarja nuk kishte fshehur pasurinë, ishte e aftë profesionalisht si dhe nuk kishte lidhje me persona të lidhur me krimin.
Njoftimi i plotë
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Nertina Kosova, magjistrat/gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, kandidate për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të Rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: ëëë.ikp.al.
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
/er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor, 14:08
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor, 12:05
-
KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri
14 Nëntor, 16:43
Po per Zhezair Zaganjorin perse nuk po beni ankimim Ashtu sic e kerkon Populli?
Përgjigju