Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Kavajës

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Kavajës

Komisioneri Publik ankimon ditën e sotme ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kaulifikimit (KPK) për të konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Kavajës, Artan Madanin.

Edhe pse Madani kaloi me sukses Vettingun, dhe KPK e rikonfirmoi në detyrë më 1 korrik të këtij viti, Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e Madanit. Sipas KPK Madani rezultoi i pastër në të treja shtyllat e vlerësimit por sipas Komisionerit Publik Artan Madani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

"Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Artan Madani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë" thuhet në njoftimin e Komisionerit publik.  

 Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 173, datë 1.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të Artan Madani.

Artan Madani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994.Ai ka punuar si prokuror në Durrës, ka drejtuar prokurorinë e Lezhës dhe është rikthyer sërish si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2014, Madani është emëruar në Prokurorinë e Kavajës ku është promovuar më pas si drejtues i kësaj prokurorie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja