Komisioni për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, ka nisur monitorimin e sjelljes së nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore, me qëllim që të sigurojë zbatimin e ligjit për nëpunësin civil.
Sipas komisioneres, Pranvera Strakosha, ky monitorim ka për qëllim ndalimin e përdorimit të detyruar të nëpunësve civilë në fushatën zgjedhore, gjatë orarit zyrtar, për
qëllime zgjedhore të subjekteve politike, e po kështu edhe mbikëqyrjen e zbatimit të të drejtave të tyre me karakter politik, si dhe respektimin nga ana e
tyre, të kufizimeve që ligji i ka vendosur në lidhje me këto të drejta.
Për shkakt të konfuzionit të shkaktuar në radhët e nëpunësve civilë, komisioneria Strakosha ka sqaruar se detyrimi i tyre për të mos marrë pjesë në veprimtari politike është vetëm brenda orarit zyrtar.
“Ata kanë të drejtë të marrin pjesë në veprimtari të subjekteve zgjedhore, të dëgjojnë të gjitha alternativat e ofruara gjatë fushatës zgjedhore, apo të marrin pjesë në subjektet politike në të cilat janë të anëtarësuar,
por gjithmonë jashtë orarit zyrtar dhe duke u treguar të kujdesshëm që të vetëpërmbahen në
shprehjen e bindjeve apo preferencave të tyre politike në ambiente publike” tha komisioneria Strakosha.
/Shqiptarja.com