TIRANË - Pas denoncimit në "Shqiptarja.com" për një nxënëse autike, e cila nuk lejohet të pranohet në klasën e parë prej gjendjes së saj fizike, ka reaguar Komisionerja për Diskriminimin, Irma Baraku.
Komisionerja ka vendosur nisjen e një hetimi kryesisht për çështjen e nxënëses së Liceut Artistik “Jan Kukuzeli” Durrës.
Intervista u publikua nga gazeta “Shqiptarja.com”, ku një mësuese, Keti Bashhysa denoncoi faktin se mësuesja e klasës së parë së vogëlushes autike, Lumturi Ujkaj kërkon me ngulm përjashtimin e të voglës nga liceu artistik “Jan Kukuzeli” i Durrësit me pretendimin se "vuan nga autizmi".
Menjëherë pas botimit të këtij lajmi, komisionerja Irma Baraku ka urdhëruar fillimin e procedurave për ndjekjen “ex officio” ose kryesisht të çështjes së nxënëses së liceut artistik “Jan Kukuzeli” Durrës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com