Përcaktimi i qartë për burrë dhe grua në projektligjin për ‘Barazisë gjinore’ ktheu në arenë debati tryezat e komisioneve parlamentare.

Debatet në Komisionin e të Drejtave të Njeriut:

Pano: Të vëmë në punë arsyen. Po i hap rrugën gjinive të tjera.

Linda Pano: Ligji është tinzar

Kaon Serjani: Shkatërron kuptimin biologjik të burrit dhe gruas.

Bido: debat me Pano Nëse keni ardhur për të bërë shfaqje …Shumë nga pikat që ju thoni nuk janë në ligj.

Luarasi: Gjini e shumëfishtë në draft ligj nuk ka.

Pano: Je një nga drejtueset e 28 organizatave...

Luarasi: Jam deputete, kam dhënë dorëheqjen në shtator. Nuk flitet në ligj as për prindin 1 dhe as për prindin 2

Tabaku: Legjislacioni i BE nuk e përcakton. Është në legjilascionin sovran të shteteve të vendosin. Nuk pranoj dot nga mazhoranca që përdorin legjilacionin europian për justifikim

Deputeti i PD-së Jonathan Pano ndau në komision edhe gjetjet e një anketimi të bërë me 10 mijë qytetarë.

97.6% e qytetarëve e kuptojnë gjininë si kategori biologjike binare (mashkull/femër). 99% e shqiptarëve e konsiderojnë familjen tradicionale (burrë, grua, fëmijë) si themelin e shoqërisë. Edhe nëse legalizimi i martesave brenda së njëjtës gjini do të ishte kusht për anëtarësimin në BE, 91.1% e shqiptarëve deklarojnë se nuk do ta pranonin.

Pas seancave dëgjimore, debati u zhvendos mes opozitës e mazhorancën në Komisionin e Shëndetësinë dhe Mirëqenies Sociale ku drafti u shqyrtuar në parim.

Denada Seferi:  Parashikon barazi gjinore mes burrit dhe gruas në të gjitha fushat e veprimtarisë Nuk parashikon gjini.

Spahia: Ju tentoni të futni nëpërmjet ideologjisë gjinore dhe konceptin e vetëdeklarimin përmes këtij projektligjit.

Denada Seferi:  Ky projektligj nuk përcakton në asnjë pikë të tij prindi 1 apo prindi 2

Debati fokusohet mbi përkufizimit të gjinisë, ku ndër ndyshimet ceket neni 4 i draftit, ku në pikën ë thuhet se ‘Gjini’ ka kuptim gjithëpërfshirës lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore, në pikën i ‘Përkatësi gjinore’, të cilat lidhen me seksin e lindur dhe që shoqëria i sterotipizon si të përshtatshme për gratë dhe burrat, duke përfshirë marrëdhëniet e ndërsjella midis tyre, si edhe midis vetë grave dhe midis vetë burrave dhe në pikën k të nenit 4 thuhet ‘përkatësi e shumëfishtë’, ndërlidhje e gjinisë me karakteristike të tjera, si mosha, prejardhja, etnia apo orientimi seksual.

Por pak ditë më parë, mazhoranca paraqiti 22 amendamente në Komisionin e shëndetësisë duke kërkuar të hiqen disa terma nga p/ligji, mes tyre termi “gjithëpërfshirës” dhe “me gjithë diversitetin e tyre”, të përmendura në draftin  aktual referuar gjinive dhe duke e fokusuar sërish ligjin në trajtimin e barazisë gjinore mes grave dhe burrave. Amendamente, të cilat deputeti Eduard Shalsi tha se do të paraqiten kur p/ligji të diskutohet nen për nen.