TIRANE - Komisionet e Kuvendit do të diskutojnë këtë javë disa marrëveshje të të rëndësishme që do t'i hapin rrugë financmit të projekteve në sektorë strategjik të ekonomisë së vendit.
Kështu të martën Komisioni Ekonomisë do të shqyrtojë projektligjin "Per ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike".
Ndërsa komisioni për Integrimin Europian do të ketë në rend të ditës diskutimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Unionit "Doganat 2020".
Sipas axhendës së publikuar nga Kuvendi, komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin, pas diskutimit në parim, pritet të miratojë të martën, projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9948, datë 7.7.2008, "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", të ndryshuar". /ATSH/











