Komisionet/ Invaliditeti, kush iu nënshtrohet kontrolleve për të marrë pensionin

Komisionet/ Invaliditeti, kush iu nënshtrohet kontrolleve për të marrë pensionin

Foto ilustruese

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën e personave që do i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, për të vendosur nëse marrin pension invaliditeti, pension të pjesshëm apo nuk do të përfitojnë. Të gjithë personat nuk mund të marrin asnjë përfitim, pa kryer më parë kontrollet mjekësore. ISSH sqaron se për muajin korrik dhe gusht numëri i personave që do i nënshtrohen kontrolleve është më i ulët, kjo edhe për faktin se një pjesë e mjekëve që janë në përbërje të komisioneve, marrin pushimet.

( Kliko këtu ) për lisën e plotë të personat që do paraqiten në KMCAP

Pensioni i pjesshëm

Por si përfitohet pensioni i invaliditetit? Çdo person duhet të ketë siguruar periudhën minimale të sigurimit. Merr pension invaliditeti të pjesshëm personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale. E drejta për të përfituar pension të pjesshëm invaliditeti fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohëshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajn e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe.

Masa e përfitimit: a) Masa mujore e pensionit të pjesshëm të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar. b) Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1 % për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme neto, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive. c) Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi. d) Pensioni i invaliditetit të pjesshëm është sa 50 përqind e pensionit të plotë të invaliditetit. Ai llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i plotë i invaliditetit.

Dokumentat që vërtetojnë gjendjen shëndetësore

-Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumenta të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP. - Fletë-drejtimi nga KML për ato gjëndje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore. - Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me egzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me egzaminimet përkatëse zyrtare. - Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe.

- Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjëndjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit. - Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjëndjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi). - Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak. - Vërtetim për pagesën e paaftësisë së përkohëshme në punë nga aksidenti në punë, ose sëmundje profesionale. - Kopje e proces-verbalit për aksident në punë, ose sëmundje profesionale, që është mbajtur në momentin e aksidentit, e legalizuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore. 

Masa e pensionit

Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Shuma e përgjithshme e pensionit të plotë nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi. Të ardhurat shtes: E ardhura shtesë për kujdesje sipas Nenit 38, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar: Kur përfituesi i një pensioni të plotë të invaliditetit bëhet i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas përcaktimit të KMCAP-it, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 % të bazës së vlerësueshme. E ardhura shtesë për fëmijët në ngarkim: Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti të plotë, sipas nenit 35, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ose deri në moshën 25 vjeç kur vazhdon studimet e larta me shkëputje nga puna, do të marrë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5% të pensionit bazë, por jo më shumë së 30% e tij.

Detaje

Periudha

ISSH sqaron se për muajin korrik dhe gusht numëri i personave që do i nënshtrohen kontrolleve është më i ulët, kjo edhe për faktin se një pjesë e mjekëve që janë në përbërje të komisioneve, marrin pushimet

Pensioni

Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Shuma e përgjithshme e pensionit të plotë nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar