Ndryshohet vendimi për pagesën 40 mijë lekë, përfitojnë te larguarit nga puna nga 1 marsi -17 maj

Pak ditë më pare Report TV, ngriti shqetësimin e numrit të ulët të përfituesve të ndihmës financiare, duke listuar edhe disa nga problemet kryesore të konstatuara, një prej tyre ishte edhe afati i lënë 10 prill. Pra do të merrnin 40 mijë lekë të larguarit nga puna deri më 10 prill. Ndërkohë këtë të enjte është publikuar në fletoren zyrtare ndryshimi VKM-së 305, për dhënien e ndihmës financiare prej 40 mijë lekësh që është parashikuar ta marrin rreth 176 mijë punonjës.

Në vendimin e ri është saktësuar fakti se pagën prej 40 mijë lekësh do e marrin punonjësit dhe ish- punonjësit e larguar nga puna nga bizneset e mbyllura me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, ose kanë vazhduar aktivitetin, nga data 1 mars deri më 17 maj 2020.

Burime nga Ministria e Financave sqarojnë për Report TV se ky vendim erdhi për shkak se shumë largime të bëra nga puna, janë deklaruar pas datës 10 dhe ky fakt ka krijuar një bllokim në sistem, dhe kusht teknik i vendosur në vendimin e mëparshëm krijoj ngërç në lëvrimin e ndihmës financiare. Më herët edhe punëdhënësit ngritën këtë shqetësim, dhe që propozonin heqjen e këtij afati pasi po krijonte probleme.

Tashmë me ndryshimet e reja do të marrin pagen 40 minë lekë, të gjithë të larguarit nga puna nga marsi deri më 17 maj, pasi më 18 maj u hap mbi 90% e ekonomisë se vendit.

Në vendimin e ri është saktësuar edhe fakti që punëdhënësit kanë afat të aplikojnë deri më 5 qershor për punonjësit aktual si dhe për të larguarit nga puna. Edhe në rast se nuk ndodh të larguarit do të marrin pagën 40 mijë lekë. Drejtoria e Tatimeve do të verifikojë të gjithë te dhënat e kontributeve, dhe të dhënat që disponon për punonjësit dhe ish punonjësit, dhe përfituesit do e marrin automatikisht pagën edhe nëse punëdhënësi nuk aplikon.

Nga ana tjetër të gjithë bizneset që nuk aplikojnë do të përballen me gjoba, në vlerën e 50 mijë lekëve.

Aktualisht kanë marrë ndihmën financiare rreth 109 mijë punonjës, me një fond prej 4.3 miliardë lekë. Ndërsa për te dyja paketat vlera financiare e dhënë është 8.5 miliardë lekë.

Konkretisht nga ndihma prej 40 mijë lekësh përfitojnë:

- 100 mijë punonjës të biznesit të vogël

- 66 mijë punonjës nga biznesi i madh

- 10 mijë të punësuar ne sektorin e turizmit

- naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit (deri tani kanë përfituar 720 punonjës)

- dyfishim i pagës së papunësisë për ata që e përfitojnë

Ndërsa punonjësi që është në më tepër se një listëpagesë përfiton si ndihmë financiare vetëm një pagesë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kroatët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, ja dy kandidatët kryesorë

Kroatët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, ja dy kandidatët kryesorë