Komisioni i Ekonomisë dhe ai i çështjeve Evropiane miratuan projektligjin për Prokurimin Publik, i cili përveç se synon përafrim me legjislacionin e BE, ka si qëllim edhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale nëpër tendera.
Për të rritur garën e drejtë dhe konkurrencën, deputeti i PS-së Erion Braçe propozoi që të skualifikohen direkt nga gara, ofertat që vijnë nga kompani fiktive që ofrojnë shumë pak në raport me fondin limit të caktuar, dhe kur shpallen fituese nuk realizojnë projektin sepse s’kanë kapacitete. Ky propozim mori dritën jeshile nga Komisioni i Ekonomisë.
“Operatori paraqet një ofertë shumë të ulët, duke qenë se tenderi bazohet tek çmimi më i ulët, ai shpallet fitues, por nuk mund të ofrojë shërbimin. Më pas ky operator negocion me kompanitë e tjera pjesëmarrëse duke ju marrë ryshfet për të dalë nga gara. Duhet të s’kualifikohen nga gara ofertat anomalisht të ulta pa u marrë shpjegime. Janë operator që nuk justifikojnë atë çmim të ulët që bëjnë për të marrë atë kontratë”, tha Braçe.
“Mund të konsiderohet një propozim i pranueshëm që synon konkurrencën e drejtë. Nuk do të ketë hap për shpjegime të mëtejshme por s‘kualifikim të menjëhershëm. Nuk kemi kundërshtim” tha drejtuesja e APP, Reida Kashta.
Aktualisht të gjitha ofertat që janë 25% më të lira se fondi limit i përcaktuar, nëse nuk ka një argumentim bindës se si mund të ofrohet shërbimi i kërkuar me kaq pak fonde, oferta s’kualifikohet.
Projektligji po ashtu parashikon edhe ngritjen e një sistemi të ri për prokurimet publike, si dhe përllogaritjen e fondit limit për tenderat, caktimi i kritereve dhe vlerësimi i ofertave pjesëmarrëse në garat që hapen do të bëhet në mënyrë elektronike.
Digjitalizimi i sistemit, do t’i japë mundësi Agjencisë së Prokurimit Publik, që të hetojë edhe të dhënat e kompanive pjesëmarrëse, me synim që në gara të mos marrin pjesë kompani fiktive. Nga ana tjetër sipas qeverisë të gjitha këto ndryshime të parashikuara synojnë të rrisin transparencën në prokurimet publike.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor, 20:03
-
Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike
15 Nëntor, 11:36
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
12 Nëntor, 17:07
-
Ministri Malaj te 'Ekonomia': Projektbuxheti 2025 garanton vijimin e uljes së nivelit të borxhit publik
11 Nëntor, 15:54
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor, 20:44
-
Debate të forta te Ekonomia, Spaho akuza Ballukut: Keni vjedhur miliona me Thumanë-Kashar dhe tek ‘Tuneli i Llogarasë’! I përgjigjet zv/kryeministrja
8 Nëntor, 12:27
-
Buxheti i 2025-ës për kulturën, Gonxhe: 55 % më i lartë! Arti dhe trashëgimia, 40 % të gjithë investimeve të MEKI
6 Nëntor, 16:17
-
Pr.buxheti 2025, Tabaku: Rritja ekonomike mbështetet vetëm tek ndërtimi, 0 plane për pensionet
6 Nëntor, 16:02
-
Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’
5 Nëntor, 11:28
-
Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet
4 Nëntor, 10:30
-
Komisioni i Ekonomisë/ ‘Po sulmohem nga mediat’, Braçe: Do e qep gojën, se po thonë që kam ‘kap’ KLSH! Shehu: Vlerësojmë bashkëpunimin me ju për auditimet
29 Tetor, 12:00