Komisionet hetimore, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik

Ecuria e komisioneve hetimore u diskutua në ‘Studio Live’ në Report Tv me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Edvin Kulluri dhe analistin Plator Nesturi.

Kulluri u shpreh se komisionet e dakordësuara mes mazhorancës dhe Rithemelimit nuk po japin asnjë produkt, ndërsa nga ana tjetër, sipas tij opozita nuk ka anjë përfitim prej tyre, por e gjithë fitorja i takon socialistëve.

'Praktikisht komisionet kanë hequr atë mundësi që të kishin një farë produkti që kishin deri para dy vitesh. Jemi vend m traditë të dobët demokratike. Ka pasur raste që kanë dhënë produkt. Me kufizimin e disa të drejtave është ngushtuar dukshëm hapësira për të ushtruar funksion. Një detyrë themelore është të hetohet mazhoranca. Nuk po bëjnë dot asnjë punë. Nuk merren vesh për asgjë.

Produkti i uljes në tryezë të Rithemelimit me Rilindjen. Ishte një situatë ëin-ëin për mazhorancën. Reforma elektorale nuk po ecën. Askush nuk po e kupton pse u prish komisioni i reformës zgjedhore. Nuk janë nisur për të bërë reformë zgjedhore. Nuk ka produkt politik. Nuk ka kohezion. Kur Berisha dhe Bardhi nuk merren vesh në tavolinë', tha Kulluri.

Nesturi u shpreh se këto komisione duhet të shërbejnë për publikun, gjë e cila nuk po ndodh.

'Nuk mund të ketë një rezultat që në fund të ditës njëra pjesë do mburret te shefi dhe pjesa tjetër do mburret e pe shef si e mbrojtëm retorikën tonë. Nuk po operohet për të vajtur tek opinioni publik. Janë thjesht, raporte të njerëzve që janë në komisione për të rritur apo dobësuar rolet apo pushtetet e tyre politike. Duket se të gjitha palët janë në funksion të zgjedhjeve parlamentare', u shpreh Nesturi.

Kulluri shton nga ana tjetër, se bashkimi Bardhi-Berisha nuk ka princip pas ata kanë ide të kundërta, ndërsa Bardhi dhe deputetët e tjerë janë bashkuar me Berishën vetëm prej numrit të votuesve.

'Bashkimet duhet të jenë principiale. Partitë politike nuk janë të bashkohen dy vetë. E thanë vetë se jemi bashkuar me Berishën se ka më shumë vota se PD-ja zyrtare. Kjo është karrierizëm. Nuk ka asgjë parimore. Ti në fakt nuk ke asnjë votë dhe po shkon të marrësh vota qyl. Kurse ato i kanë ato vota prej Sali Berishës, prej rezistencës së tyre. Nuk e përfaqëson dot zoti Berisha dhe zoti Malltezi shtresën e pronarëve. Nuk bien dakord për SPAK dhe non-grata.

Si mund të ketë bashkim kur nuk merren vesh për asgjë? Kam menduar që ky grup deputetësh që nuk donin Bashën dhe as Berishën. Këta do bëhen si parti politike si zgjidhje politike. Jo vetëm që nuk bën dot një projekt politik, por treguan se janë produkt i listave të mbyllura par exellence. Thjesht po ndryshojnë shefin e protokolleve. Prandaj kërkojmë listat e hapura, votimin elektronik', shtoi Kulluri. 

Nesturi më pas vijoi me idenë se nuk është thjesht çështja të gjendet mekanizimi për të larguar kryeministrin Rama, por opozita sipas tij duhet të mendoj se çfarë do sjelli të re në demokraci. 

'Në realitetin politik shqiptar këtu nuk është çështja e vetme që Rama ë bëhet kryeministër. Ai mund të bëhet kryeministër edhe në forma të tjerë, duke parë opozitën shqiptare. Kemi një betejë që nuk është ndaj Ramës sesa ndaj njëra tjetrës. Jo thjesht me anën e forcës por se kujt i përket e ardhmja.

Kur opozita nuk e ka zgjidhjen se kujt i përket ardhmëria, primati se kush është ajo forca, që do shkëmbejë mentalitetin, nuk është çështja duhet të iki apo jo Rama. Çështja është se çfarë do të sjelli opozita në raport me një qeveri të re, vizionin për të bërë një vend më të zhvilluar, demokratik dhe parimet e anti-korrupsionit. Sesa gati jeni ju për ta marrë përsipër zgjidhjen', theksoi Nesturi.

Ndërsa për Kullurin çdo gjë është e qartë në këtë vend, pasi edhe vjedhjet janë bërë në mënyrë të trashë dhe është absurde sipas tij që vetëm lideri nuk di gjë për atë që vjedhin vartësit e tij.

'Kjo mazhoranca e ka mbyllur ciklin e vet. Të rrish e të fshihesh tek turizmi dhe piramida gjithë mazhoranca është shumë për një mazhorancë. Ali Baba s’di gjë dhe hajdutët bëjnë kërdi', tha Kulluri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi sulmet e Metës ndaj SPAK dhe ndaj kreut të Partisë Demokratik, Lulzim Basha.

Kulluri shprehet se Meta tregon se është në gjendje pasigurie dhe paranoje saqë i sulmon të gjithë, edhe gruan e tij. 

'Mesazhi nuk është pse më dënoni mua, është pse nuk dënoni tjetrin. Koalicionin kundër SPAK e shoh të pashpresë. Çfarëdo retorikë të përdori Rama, Meta apo Berisha. Nuk ka mundësi që ta rrëzojnë SPAK me ligj. Për sa kohë shoh dhe vendosmëri nga SPAK dhe ndërkombëtarët. Pavarësisht se u votua, po edhe socialistët nuk e kuptuan që bënë një reformë për të futur veten në burg. Për PS djegia e mandateve dhe zgjedhjet e 2019 krijuan iluzionin se ata do ishin përjetë në pushtet.

Meta më zërin e ngritur nuk tregon siguri, është pasiguri. Për marrëdhënien me ligjin dhe çështjet që po hetohet. E qartë se ky agresivitet është me shkak konkret dhe arsye konkrete. Nuk mbrohesh dot me retorika. Shteti përfaqëson dhunën legjitime në shoqëri. Ka një problem, kur 74% e miraton punën  e SPAK, asnjë politikan nuk ka shans për t’i dalë kundër vullnetit të shqiptarëve. Dhunën nuk e ka një parti e ka shteti.

Zoti Meta ka punë të tjera për të bërë nuk ka punë të merret me Bashën. Është pjesë e paranojës së përgjithshme që e ka kapur. Edhe akuzat ndaj bashkëshortes dhe kryesisë së partisë së tij. I akuzon të gjithë përveç Berishës. Në fakt ai që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj ai do jetë vonë', tha Kulluri. 

G.K/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?