Komisionet parlamentare nisin
punën me pr/ligjet e Berishës

Komisionet parlamentare nisin<br />punën me pr/ligjet e Berishës
 TIRANE-  Konferenca e kryetarëve miratoi sot në mesditë kalendarin 1 javor të Kuvendit për periudhën 1-17 tetor, 2013.

Në mbledhjen e sotme të konstituimit ishin të pranishëm kryetari i parlamentit, Ilir Meta, zëvendëskryetari, krerët e grupeve parlamentare, krerët e komisioneve të përhershme, si dhe të Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. 

Në mbledhje është vendosur që në axhendën e komisioneve, të cilat do të nisin punën të hënën përfshihen 5 projektligje të firmosura nga qeveria Berisha dhe 1 nga qeveria Rama. Ligji për ndalimin e Importit të plehrave , i miratuar në mbledhjen e parë të qeverisë së re, do të nisë të shqyrtohet dhe miratohet brenda këtij 3-javori.

Ndërkohë që seancën e së enjtes, e caktuar për në orën 10:00 është përfshirë në rend të ditës votimi i shkarkimit të 2 anëtarëve të dorëhequr të KQZ-së , Denar Biba, i cili mbante dhe postin e nënkryetarit të KQZ-së dhe Albana Shtyllës.

META: DO TE BASHKEPUNOJ NGUSHTE
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta duke u uruar punë të mbarë të gjithë anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve shprehu vendosmërinë për të bashkëpunuar në funksion të mbarëvajtjes së punës së këtij organi të rëndësishëm në drejtimin e Kuvendit.
 
“Natyrisht, dua t’ju siguroj edhe njëherë tjetër për vendosmërinë time si Kryetar i Kuvendit për të bashkëpunuar ngushtë me kryetarët e grupeve parlamentare në radhë të parë, me dy zëvendëskryetarët dhe me të gjithë kryetaret dhe kryetarët e komisioneve të përhershme për një funksionim sa më efikas, sa më demokratik, sa më transparent të Kuvendit në funksion të përmbushjes së detyrave që përcakton Kushtetuta dhe njëkohësisht bazuar në frymën e bashkëpunimit të konsensusit, por edhe të Rregullores, miratuar me konsensus të mazhorancës dhe opozitës,” u shpreh Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta


KALENDARI I PUNIMEVE
-PROJEKTLIGJI "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10.463, DATË 22.9.2011 "PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE" TË NDRYSHUAR".
-PROJEKTLIGJI “PËR SIGURINË NË TUNELET RRUGORE”.

-PROJEKTLIGJI “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8116,DATË 29.3.1996, “KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”.

-PROJEKTLIGJ "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KUVAJTIT PËR SHËRBIMIN AJROR".

-PROJEKTLIGJI “PËR SIGURINË NË ANIJE DHE NË PORTE”. (Me tabela)

-PROJEKTLIGJI "MASAT KUNDËR FINANCIMIT TË TERRORIZMIT".

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës