TIRANE- Tetë komisionet parlamentare që u konstituuan në seancën plenare, pritet që të fillojnë shumë shpejt veprimtarinë e tyre. Edhe pse ende nuk ka një kalendar të punimeve lidhur me projektligjet që do të shqyrtohen, kjo gjë pritet të vendoset pikërisht në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Bashkë me komisionet, janë miratuar me konensusin e palëve, edhe kryesitë e tyre.

Në të njëjtën kohë në seancën e fundit parlamentare u miratuan edhe delegacionet jashtë vendit si dhe organet e tjera që përcakton Rregullorja e Kuvendit. Tashmë pritet vetëm kalendari i punimeve në Kuvend, për të filluar në këtë mënyrë “jeta e rregullt parlamentare”. Parlamenti pritet njëkohësisht që të miratojë edhe kërkesën e dy ish-anëtarëve të KQZ, pas kërkesës së tyre për lirimin nga kjo detyrë.

Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)