Komisioni Antikorrupsion miraton 3 vendime: Konsultime publike, ndryshon përbërja e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë

Komisioni Antikorrupsion miraton 3 vendime: Konsultime publike, ndryshon përbërja e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë

Komisioni i posacem Antikorrupsion

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, zhvilloi sot (28.10.2024)  mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi dhe miratoi 3 projektvendime.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Sekretariati Teknik informoi mbi draft- Dokumentin Analitik (jo përfundimtar) të përgatitur nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, i cili përmban një draft të analizës së situatës aktuale në të 3 fushat objekt i punës së komisionit: i)Mirëqëverisja, ii)Antikorrupsioni dhe iii)Sundimi i Ligjit.

Draft- Dokumenti Analitik bazohet kryesisht në vlerësimet, gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në Raportet e BE-së, si dhe një sërë raportesh dhe dokumentesh të tjera zyrtare vendase dhe ndërkombëtare. Draft- Dokumenti Analitik është një material voluminoz me 12 komponentë/kapituj dhe me rreth 20 nënkomponentë.

Me qëllim përmbushjen e 4 parimeve kyçe mbi të cilat është ndërtuar ky proces reformimi: gjithëpërfshirjen; transparencën; profesionalizmin dhe standardet më të mira të BE, do të zhvillohet një proces i gjerë konsultimi. Në përfundim të këtij procesi, vlerësimet, gjetjet dhe propozimet e mbledhura do t’i jepen Grupeve të Ekspertëve për t’i reflektuar në Dokumentin Analitik dhe vetëm në përmbyllje të këtij procesi, drafti do t’i kalojë për diskutim dhe miratim Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Më pas Komisioni shqyrtoi 3 vendime të natyrës organizative, përgatitur nga Sekretariati Teknik të cilat u miratuan nga anëtarët e pranishëm në mbledhje. Më konkretisht:

Vendimi i parë lidhet me miratimin e hapave për organizimin e procesit të konsultimit publik, sipas masave të propozuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariatit Teknik, ku përfshihet:

organizimi i tryezave tematike publike,

forumeve të dialogut qytetar me fokus çështjet e ndjeshme për qytetarët;

konsultimeve me grupet e interesit, përfshi edhe institucionet shtetërore dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese; si dhe konsultimi i draftit të Dokumentit Analitik me ekspertë e konsulentë ndërkombëtarë për të marrë vlerësimet dhe komentet e tyre lidhur me përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, si dhe reflektuar përvojat më të mira ndërkombëtare në këto fusha.

Vendimi i dytë lidhet me miratimin e ndryshimeve në përbërjen e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.

Vendimi i tretë lidhet me miratimin e listës së ekspertëve dhe konsulentëve të jashtëm ndërkombëtarë, të cilët do të atashohen pranë Komisionit, për të mbështetur dhe kontribuar në përmbushje të objektit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm.

Anëtarët e komisionit, përfaqësues të opozitës, nuk morën pjesë në këtë mbledhje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë