Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë

Tirane- Në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua një takim me institucionet e pavarura për të forcuar bashkëpunimin në reformat e integrimit europian

Të ftuar në këtë tryezë  ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë në një zë përcollën mesazhe të rëndësishme për respektimin e institucioneve të pavarura por dhe forcimin e rolit të Parlamentit në llogaridhënie e transparencë.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kishte tre mesazhe për Parlamentin dhe vuri theksin dhe tek zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti. 

Vendimet e Gykatës kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti mund të lozë një rol kyç për mos kthimin pas të reformave por për të implementuar më tej, në harmoni reformat me të gjitha detyrimet që Shqipëria ka marrë në rrugën e BE-së. Këto reforma shoqërohen nga përpjekja për të parandaluar korrupsionin e krimin e organizuar e krimin në qeveri. Komisioni i Antikorrupsionit që ju  keni themeluar tashmë është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim" tha Gonzato

Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendës Drejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA, si dhe ambasadori i Holandës theksuan se fuqizimi i këtyre institucioneve është kyç për integrimin në BE.

Nick Abbott"Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet' tha Abbot 

Kathryn Hammond‘Mbështesim ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura.

Vos: Për Holandën shteti i së drejtës është shumë i rëndësishëm për hyrjen në BE

Ndërkombëtarët e quajtën të rëndësishëm rolin e komisionit antikorrupsion në realizimin e reformave të cilat janë tepër të rëndësishme në këtë moment kur Shqipëria është në një fazë kritike dhe po punohet shumë për tu hapur shumë shpejt negoicatat për në BE.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali garantoi se si komisioni anti-korrupsion i Fatmir Xhafajt ashtu edhe iniciativat e tjera, nuk synojnë të prekin pavarësinë e këtyre institucioneve. Spiropali ftoi opozitën për të marrë pjesë në Komisionet e Posaçme.

‘Kuvendi ka dhënë dhe do të japë institucionalisht dhe publikisht mbështetjen e nevojshme. Mbështetja jonë ka qenë dhe do të jetë ligjore. Kuvendi ka vullnet të plotë dhe është i hapur të miratojë inictiava të reja ligjore. Kuvendi është një derë e hapur për të gjithë ju.

Askush nuk mund të hyjë në veprimtarinë e institucioneve të pavarura. Shqipëria europiane kërkon institucione që veprojnë me përgjegjshmëri. Çdo qytetar shqiptar meriton të marrë shërbim europian. Kuvendi do të japë mbështetjen për Komisionet e Posaçme, dhe se nuk do të prekim e ndërhyjmë tek Institucionet e pavarura. Vetëm do t’ju inkurajojmë. Opozita do të marrë vendin e saj në këto komisione. I papranueshëm raporti burokratik mes Kuvendit dhe institucioneve tuaja. Shpresoj në një dimension të ri të këtyre marrëdhënieve.’- tha Spiropali.

Vetë institucionet e pavarura, nuk e fshehën merakun që iniciativat e reja të Kuvendit, mund të krijojnë situata të papëlqyera.

"Të kishim një komunikim më konkret me komisionet dhe sidomos me komisionin e ri të ndërtuar nga Kuvendi për të pasur një fokus sa më të qartë dhe një ekonomizim në veprimet dhe komunikimet e nevojshme. Këto i shërbejnë efikasitetit të punës sonë të përbashkët" tha kreu i KLSH-sw

Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, theksoi se marrëdhëniet e ILD-së me Kuvendin janë funksionale, por nevojitet të ndryshojnë mendësitë politike në raport me njëri tjetrin, sidomos pas reformës në drejtësi.

Reforma në drejtësi, përveçse krijoi një arkitekturë shumë të mirë të organeve të drejtësisë, unë mendojn që krijoi një bazament shumë të fortë jo thjesht për raportet e institucioneve të drejtësisë me Kuvendin, politikën dhe shoqërinë, por dhe gjithë institucionet e tjera të bazuara në një filozofi të fortë të ndarjes së pushteteve. Kjo është e bukur për ta dëgjuar, por është shumë e vështirë për ta zbatuar”, tha zoti Metani.

Drejtuesja e KLGJ-së, Naureda Llagami, ngriti shqetësimin e çështjeve të depozituara nëpër gjykata, për të cilën ka kërkuar ndihmën e Kuvendit me nisma ligjore, ndërsa u premtua se ato do të futen për diskutim në këtë session parlamentar.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka depozituar disa nisma, të cilat kanë të bëjnë me backlog-un, dhe këto nisma ka 6 muaj që janë pranë Kuvendit. Ato i kemi raportuar, vazhdojmë e i raportojmë, janë bërë me grupin e punës për strategjinë për uljen e backlog-ut, dhe deri tani nuk kemi asnjë feedback nga Kuvendi mbi ecurinë e nismës, pavarësisht urgjencës, nevojës dhe domosdoshmërisë që kemi deklaruar ne mbi këto nisma”, tha zonja Llagami.

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, ndërsa theksoi se nga monitorimi duhet të vinin çështje konkrete mbi masat që përmirësojnë procesin e raportimit apo të vlerësohen nevojat për ndryshime ligjore, por procesi është delikat, sepse flitet për pavarësinë e institucioneve, dhe duhen hapa të kujdesshëm

Në takim mungoi kreu i SPAK Altin Dumani i cili ndodhet në Athinë, ku u takua me administratoren e DEA-s amerikane dhe mori vlerësim për luftën kundër krimit. Në këtë aktivitet Prokuroria e Posaçme u përfaqësua nga Klodian Braho i cili nuk bëri komente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Sejko: Forcimi i stabilitetit monetar, parakusht për rritje të qëndrueshme ekonomike

Foto: Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë takimit të organizuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se forcimi i stabilitetit monetar dhe financiar të vendit mbetet një kriter i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë ekonomike.

Sejko shprehu angazhimin dhe përkushtimin e Bankës së Shqipërisë për respektimin e të gjitha detyrave ligjore dhe angazhimeve institucionale.

“Aktiviteti i Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i orientuar në tri shtylla kryesore:

në forcimin e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, si një parakusht i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë, si dhe për përmirësimin e mirëqenies shoqërore”, tha ai.

Më tej ai siguroi për përmbushjen e të gjitha angazhimeve institucionale, duke synuar që Banka e Shqipërisë të jetë një promotor zhvillimi i industrisë financiare dhe një partner i besueshëm institucional në shtyrjen përpara të axhendës së reformave strukturore, në respektimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ora 12:56
Kreu i ILD Metani: Kuvendi të ketë një tjetër lloj raporti me institucionet e pavarura, jo formal

1727351321_arturmetani.JPG

Kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani nga takimi që u zhvillua sot në Kryesinë e Kuvendit me Kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe institucionet e pavarura, u shpreh se Kuvendi duhet që të ketë një raport tjetër me këto institucione dhe jo formal.

“Kuvendi duhet të ketë një tjetër lloj raporti me institucionet e pavarura dhe jo formal si ka qenë deri më tani. E mendojmë shumë më të gjallë marrëdhënien midis institucioneve tona sepse të tilla janë dinamikat e vendit dhe procesi politik i integrimit në BE kërkon më tepër angazhim. Reforma në drejtësi përveç se krijoi një artitekturë shumë të mirë në këndvështrim tim personal të organeve të drejtësisë  mendoj se krijoj edhe një bazament shumë të fortë jo thjesht të raporteve të institucioneve të drejtësisë me kuvendin, por edhe me politikën dhe me shoqërinë. Marrëdhënia e ILD me Kuvendin ka qenë funksionale dhe ne kemi nevojë të flasim me njëri- tjetrin mbi vlerat ku duhet që të bazohemi për të ngritur cilësinë e dhënies së drejtësisë nga organet e drejtësisë”, tha ai.  

Ora 12:49
Marrëdhëniet 'Drejtësi - Parlament' Kryeprokurori Çela: Proces delikat, të shihen praktikat më të mirë të BE-së

Në tryezën e Kuvendit me krerët e institucioneve të pavarura, Kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela kërkoi përmirësim të marrëdhënieve mes Parlamentit dhe institucioneve të pavarura.

“Është një proces delikat sepse sa kohë flitet për pavarësinë e institucioneve dhe kornizë kushtetuese ligjore të miratuar pak vite më parë që është duke u testuar dhe që besoj deri tani ka qenë funksionale.

Do të donim që hapat që do të ndermerren në vijim të jenë mjaft të kujdesshëm. Duke marrë në konsideratë dhe qasjen si ne vlerësojmë marrëdhënien tonë me Kuvendin. Pa diskutim Kuvendi është ai që i bën ligjet, shikon nevojën për ndryshimin e tyre e ne jemi kontribues pozitiv në cdo proces. Procesi i integrimit paraqet sfida të reja e mund të lindë nevoja për të përshtatur komunikimin tonë ndërinstitucional. Në këtë këndëvështrim nëse procesi kërkimor që mund të bëhet për cfarë nuk shkon mirë e të përmirësohet, të merren në konsideratë eksperiencat më të mira në BE”

Ora 12:48
Kryetarja e KLGJ Llagami: Kuvendi nuk ka marr parasysh nismat tona! Bushka: Po punojmë për këto propozime, t'i fusim në axhendë

 

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka ngritur shqetësimin se KLGJ prej 6 muajsh ka dërguar në Kuvend nisma të cilat kanë të bëjnë me ulen e beklogut, por nuk janë marr parasysh nga Kuvendi.

Llagami ka kërkuar mbështetje nga Kuvendi që të vihet sa më shpejtë në lëvizje për këto nisma.

 “KLGJ ka depozituar disa nisma që kanë të bëjnë me beklogun dhe këto nisma kanë mbi 6 muaj që janë pranë Kuvendit, i kemi raportuar dhe vazhdojmë që ti raportojmë, janë bërë me grupin e punës me strategji për uljen e beklogut dhe deri më tani nuk kemi asnjë feetback nga kuvendi mbi ecurinë pavarsisht urgjencës dhe nevojshmërisë që kemi deklaruar ne për këto nisma. Ne si KLGJ, unë jam edhe për pak ditë kryetarja e KLGJ, por kjo s’më bënë që të mos i jem zëri i sistemit në këtë forum. Ne jemi të hapur për të filluar punë intensivisht sepse ato që ne kemi propozuar i kemi depozituar dhe janë gjëra konkrete, nuk janë nisma që janë bërë për ndryshime, por janë nisma që kanë një raport analizë se si do të ndërhyjmë në këto ligje. Unë them që të vihet sa më shpejtë në lëvizje për këto nisma.  Nëse ne nuk bashkëpunojmë për të realizuar këtë, KLGJ nuk ka ca bënë më në kompetencat e saj nëse nuk mbështetet nga Kuvendi”, tha ajo.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur Llagamit, deputetja e PS Klotilda Bushka u shpreh se po punohet për këto propozime që synojnë uljen e dosjeve në pritje. Ajo ka kërkuar që të futen edhe në në procedurë parlamentare.

“Janë depozituar dy paketa ligjore për uljen e beklogut dhe një paketë tjetër është depozituar më vonë dhe të 3 paketat janë pjesë e të njëjtave ndryshime ligjore dhe plotësimin i të gjithë paketës është bërë para mbylljes së sesionit në gusht. Kjo paketë është gati për tu vijuar si nismë në këtë sesion parlamentare dhe kërkon prioritet dhe duhet ndjekur nga kuvendi. Është bërë me mbështetje të ekspertizës së BE dhe SHBA dhe duhet futur në procedurë parlamentare”, tha ajo.  

Ora 12:21
Bushka i përgjigjet Zhupës: Kurrë s’kemi vënë në dyshim vendimet e Kushtetueses! Çështja kërkon qartësi juridike

 

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka në një konferencë të përbashkët me Institucionet e Pavarura iu përgjigj deputetes demokrate Ina Zhupa në lidhje me deklaratën e kësaj të fundit për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi. Bushka tha se rasti i çështjes Xhaçka kërkon qartësi juridike dhe për këtë i janë drejtuar Komisionit të Venecias.

'Vullneti i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është i palëkundur në kuadër të respektimit të parimeve të shtetit të së drejtës, kuvendi ka bërë dhe bën çdo përpjekje e për të respektuar dhe mos vënë kurrë në dyshim fuqinë detyruese të vendime të Gjykatës Kushtetuese. Por çështje që ngihen shqetësime këtu janë çështje të cilat i përkojnë tërësisht nevojës për qartësi juridike. Nëse i referoheni rastit të fundit Komisioni i Venecias dje ka pranuar kërkesën e kryetares së kuvendit për të sqaruar ato pyetje që në kemi ngritur në lidhje me mënyrën e zbatimit, jo se kemi vënë në dyshim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.'- tha Bushka.

Ora 12:19
Komisioni Anti-Korrupsion, Spiropali: S’do ndërhyjmë tek Institucionet e pavarura! Opozita të bëhet pjesë

 

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se, dhënia e drejtësisë kapilare për ҫdo qytetar është një mision

Në fjalën e saj në takimin me drejtuesit e institucioneve të pavarura, Spiropali u shpreh se, si ҫdo gjithҫka që ka traditë dhe historik të së shkuarës, edhe ky takim i përbashkët me të gjithë drejtuesit e institucionet e pavarura Kushtetuese dhe të krijuara me ligj ka një shans të ҫmuar të krijojë dobi për të ardhmen.

“Të ҫmuar konsideroj gjithashtu praninë e partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë që bashkëpunojnë me ne në Kuvend për projekte dhe procese të rëndësishme. Ndihmesa e tyre ka qenë gjithmonë e lutur dhe e mirëpritur dhe në këtë moment ata janë edhe pjesë e diskutimeve për një mision të përbashkët, mbrojtjen e interesit publik dhe garantimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, promovimin e demokracisë, sigurimin e mirëqenies sociale për qytetarët tanë, thellimin e luftës ndaj korrupsionit dhe sundimin e ligjit”, tha Spiropali.

“Kjo frymë dhe filozofi e të ardhmes e urdhëruar nga ligji i epërm i shtetit shqiptar, Kushtetuta dhe bazë e filozofisë tonë politike dhe orientimi ynë bazik që udhëheq të përditshmen tonë, pavarësisht ndasive tona, në shndërrimin përfundimtar dhe të pakthyeshëm të kësaj copëze të Ballkanit në Evropën e gadishullit”, theksoi kryeparlamentarja.

Kjo tryezë e përbashkët shtoi Spiropali, ka në fokus rolin e mekanizmit për monitorimin sistematik të ndjekjes dhe zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura Kushtetuese dhe të krijuara me ligj dhe manualin e raportimit vjetor dhe periodik.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se, dinamika e zhvillimeve dhe e detyrimeve të proceseve  integruese krijon ngutin dhe nevojën për një sinergji më të shpejtë ndërveprimi Kuvend- institucione të pavarura, përtej raportimi periodik vjetor.

“Procesi screening ishte një ushtrim i mirë që evidentoi këtë domosdoshmëri për të parë me vëmendje të shtuar si rekomandimet ashtu dhe detyrat që miratohen përmes rezolutave”, tha ajo.

Kuvendi, nënvizoi Spiropali ka një rol udhëheqës në procesin e anëtarësimit në BE si garantues i legjitimitetit demokratik dhe karakterit gjithëpërfshirës të procesit.

Por, shtoi ajo, “legjitimiteti dhe gjithëpërfshirja janë të lidhura me kontributin dhe bashkëpunimin tuaj me Kuvendin si dhe sa, kur, ҫfarë, në ҫfarë mënyre dhe deri ku? Këto janë disa pyetje relative dhe mjaft delikate përgjigja e të cilave është dinamike. Një bashkëpunim që nuk kalon nga ndikimi dhe një liri që nuk përfshin anarkinë, pavarësinë në vendimmarrje, por që nuk toleron pavarësinë nga ligji.

Nga kjo anë, shtoi Spiropali, mund të pranojmë që nuk kemi trashëguar traditën më të mirë të mundshme historike, ku pushtetet apo dhe institucionet e pavarura ku më shumë e ku më pak, ku më dukshëm e pak më fshehurazi janë konsideruar gjithmonë si zgjatime të pushtetit politik të radhës. Ҫka krijon në pamje të parë një epërsi të këtij pushteti, por godet e dëmton rëndë produktin e përbashkët të punës së tyre.

Spiropali u shpreh se, reforma në drejtësi, frytet e para të institucioneve të drejtësisë, janë shembulli më i mirë se ҫfarë energjie institucionale ҫlirohet kur filozofia e pavarësisë së institucioneve vihet në jetë.

“Pakkush mund të mendonte dikur se një pushtet i konceptuar tërësisht ndryshe, si pushteti gjyqësor, tashmë është pjesë e mekanizmit funksionues kushtetues të ekuilibrit dhe kontrollit duke i dhënë një dinamikë krejt të re të gjithë jetës së shoqërisë shqiptare”, tha Spiropali.

“Ajo ҫfarë ishte dikur e paimagjinueshme, ajo ҫfarë konsiderohej si tabu e paprekshme dhe që bënte të paprekshëm një grusht qytetarësh shqiptarë të veshur me pushtet politik tashmë i përket të kaluarës. Pandëshkueshmëria si kulturë dhe status, si imunitet dhe epërsi të ca të paktëve mbi të gjithë është goditur në mënyrë të pakthyeshme. Ky është gjithashtu shembulli më i qartë sesi Kuvendi i Shqipërisë dhe qeverisjet e vendit kanë kryer detyrën, natyrisht të asistuar në mënyrë të paҫmuar nga partnerët tanë”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se dhënia e drejtësisë kapilare për ҫdo qytetar është një mision.

“Është bërë shumë, por ndoshta po aq shumë nevojitet  të bëhet për të garantuar procesin e dhënies së drejtësisë në mënyrë kapilare për qytetarin shqiptar kudo, përtej ҫdo dileme dhe në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme. Kjo nuk është thjesht një detyrë ky është një mision, ku si ndoshta askund tjetër marrëdhënia e Kuvendit me institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të jetë e qëndrueshme, dinamike, reciproke dhe secili ën kufijtë e vet të ushtrimit të pushtetit siҫ dikton Kushtetuta”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit tha në fjalën e saj se do të mbështesë institucionet e pavarura. Spiropali ftoi opozitën për të marrë pjesë në Komisionet e Posaçme.

‘Çdo qytetar shqiptar meriton të marrë shërbim europian. Kuvendi do të japë mbështetjen për Komisionet e Posaçme, dhe se nuk do të prekim e ndërhyjmë tek Institucionet e pavarura. Vetëm do t’ju inkurajojmë. Opozita do të marrë vendin e saj në këto komisione. I papranueshëm raporti burokratik mes Kuvendit dhe institucioneve tuaja. Shpresoj në një dimension të ri të këtyre marrëdhënieve.’- tha Spiropali.

Ora 12:02
Komisioni antikorrupsion/ Kryetari i KLSH: Duam qartësi dhe komunikim konkret për komisionet e reja

 

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu, nga takimi i kryeparlamentares Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura, u shpreh se KLSH kërkon një komunikim më konkret me komisionet e reja.

Sipas tij, kjo do ti shërbejnë efikasitetit të punës së përbashkët.

“Do doja që të shprehja vullnetin e KLSH për të pasur një lloj komunikimi në vazhdimësi të plotë me të gjitha institucionet në radhë të parë me kuvendin dhe me institucionet e tjera të pavarura. Të kishim një komunikim më konkret me komisionet dhe sidomos me komisionin e ri të ndërtuar nga Kuvendi për të pasur një fokus sa më të qartë dhe një ekonomizim në veprimet dhe komunikimet e nevojshme. Këto i shërbejnë efikasitetit të punës sonë të përbashkët. Ne do të jemi në dispozicion të plotë të këtyre veprimtarive nga komisionet, por do doja një dija një komunikim sa më konkret”, tha ai.

Ora 11:54
Mandati i Olta Xhaçkës, Ina Zhupa: Kuvendi nuk ka respektuar vendimin e GJK, i garantohet mbrojtje politike! Sulmi ndaj KLSH i paprecedent

 

Në Kryesinë e Kuvendi u zhvillua ditën e sotme një takim i kryetares së Kuvendin Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura. 

Deputetja e PD Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj ngriti si shqetësimin mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Sipas saj, deputetes po i garantohet një mbrojtje politike.

“Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka duke i garantuar një mbrojtje politike, Kuvendi nuk zbaton vendimet e gjyqësorit të cilat nuk duhet që të diskutohen, por duhet që të zbatohen”, tha ajo.

Zhupa i ka quajtur të paprecedenta sulmet që janë bërë ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit.

"Sulmi ndaj KLSH. E paprecedent ajo që ka ndodhur ne Komisionin e Ekonomisë. Pengimi i KLSH për të raportuar në Kuvend është i paprecedent. I vetmi institucion që nuk ka ende të miratuar një rezolutë dhe nuk ka ardhur për raportin në seancë plenare. Presion politik", tha ajo.

Fjala e plotë:

1. Respekti ndaj pavarësisë së GJK, Kuvendi nuk respekton vendimet e GJK, për mandatin e deputetes Olta Xhacka, duke garantuar mbrojtje politike. Kuvendi ka rrënuar besimin e publikut tek autoriteti i GJK

2. Sulmi ndaj KLSH. E paprecedent ajo që ka ndodhur ne Komisionin e Ekonomisë. Pengimi i KLSH për të raportuar në Kuvend është i paprecedent. I vetmi institucion që nuk ka ende të miratuar një rezolutë dhe nuk ka ardhur për raportin në seancë plenare. Presion politik.

3. S’ka ndodhur kurrë që në institucionet e pavarura të mos ketë balancë. Të gjitha emërimet e Kuvendit janë bërë nga mazhoranca, pa asnjë diskutim dhe përfshirje të opozitës.

Mandatet zgjaten jashtë afateve, duke i mbajtur peng, te lidhur me vullnetet e mazhorancës dhe pa forcën për vendimmarrje të pavarura. Kemi mandatet e KLGj, KLP, Avokat i Popullit etj.

4. Politizimi i administratës publike, shndërrimi i tyre në ushtri elektorale është shqetësim madhor. 3 raporte të osbe-odihr për zgjedhjet në Shqipëri ngrenë shqetësimin për përdorimin e administratës publike në zgjedhje, edhe pse me ligj ato janë të depolitizuar, pushteti i përdor për zgjedhje. S’ka asnjë përmirësim, vetëm përkeqësim.

5. Drejtësia, a është sot eficente dhe efikase në shërbim te interesit publik?! Nuk është sepse një vendim gjyqësor zgjat të paktën 6-7 vjet sipas të dhënave zyrtare. Gjykata Kushtetuese ne tetor 2021 ka marr një vendim që i drejtohet Kuvendit për të marr masat e duhura për këtë problem madhor sepse përpjekjet e KLGJ dhe KLP janë të pamjaftueshme.

Ora 11:45
Gonzato: Parlamenti të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese siç janë! S'duhet të ketë kthim pas të reformës në drejtësi

 

Tre mesazhe përcolli ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në takimin me instituconet e pavarura që po mbahet sot në kryesinë e Kuvendit.

Mesazhi I parë: Theksoj rëndësinë e parlamentit dhe institucionet e pavarura në kontekstin e hyrjes në BE

Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike dhe po punohet shumë për tu hapur shumë shpejt negoicatat për kapitujt thelbësorë që kanë të bëjnë me institucione demokratike, gjyqësore, lirinë, sigurinë dhe fusha të tjera thelbësore, si reforma në administratë, statistika, prokurime publike e kontrolli financiar. E ky parlament ka rol kyç duke nisur nga komiteti i BE-së që do të rishikojë dhe më ka thënë nesër pozicionin e negociatave që do I paraqiten Këshillit BE-së.  Në terma konkretë negociatat do të eksiztojnë në reforma thelbësore që do e sjellin Shqipërinë në standardet në të gjitha këto fushat thelbësore.

Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes për administratën publike ambicioz dhe udhërrëfuesin në funskionim të institucioneve demokratike. Të dyja këto udhërrëfyes kanë rrugë të qarta dhe reforma konkrete të synuara. Shumica prej tyre mund të arrihen nëse ka mobilizim të fuqishëm nga ana e parlamentit dhe institucionet e pavarura që ju prezantoni këtu sot. Kjo është përpjekje e të gjithë shtetit.

Mesazhi dytë: Negociatat e suksesshme në hyrjen e BE-së kërkojnë një dialog ndërparlamentar në parlament por gjithashtu dhe në bashkëpunim ndërinstitucional. Shpresoj që në parlament integrimi europian të konsiderohet nga të gjithë forcat politike si prioritet kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Parlamenti është qëndra për të pasur dialogun konstruktiv dhe të miratojë legjislacione e ndryshimet ligjore. Nga ana tjetër marrëdhëniet ndërinstitucionale duhet të jenë në respect të plotë të kushtetutës që ka të bëjë me kontrollin e balancën. Është shumë e rëndësishme fokusimi i bashkëpunimit mes parlamentit dhe institucioneve të pavarura. Duhet të ketë diskutime të rregullta sic është diskutuar në raport. Parlamenti duhet të raportojë sic duhet në raste kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura. Vendimet e Gykatës kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti mund të lozë një rol kyç për mos kthimin pas të reformave por për të implementuar më tej, në harmoni reformat me të gjitha detyrimet që Shqipëria ka marrë në rrugën e BE-së. Këto reforma shoqërohen nga përpjekja për të parandaluar korrupsionin e krimin e organizuar e krimin në qeveri. Komisioni i Antikorrupsionit që ju  keni themeluar tashmë është shumë I rëndësishëm në këtë drejtim. Duhet të hidhen themelet për një sistem të pavarur e llogaridhënës që të bazohet në integritet. Të gjitha institucionet e pavarura dhe sistemi gjyqësor duhet të luftojnë krimin e organizuar për të garantuar që sistemi I drejtësisë jep vendime me integritet

Mesazhi i tretë: BE do të vijojë të mbështesë institucionet shqiptare në rrugën e tyre drejt BE-së. Kur vijmë tek parlamenti kemi program të ri të dedikuar për të mbështetur parlamentin në përpjekjet për të rritur llogaridhënien e transparencën për të ngritur kapacitetet e integrimit dhe forcuar dialogun ndërparlamentar me shoqërinë civile e median. Do të sigurojmë asistencë të dedikuar për komisionin e Deziformimit.

Ora 11:43
SHBA: Mbështesim iniciativat që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse

 

Zëvendës Drejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA, Kathryn Hammond, gjatë takimit me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura theksoi se SHBA mbështet ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse.

‘Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura.

Organizata të shoqërisë civile përfshirë OJF, duhet të japin mendime dhe ekspertizë të vlefshme angazhimi i tyre garanton që interesa të caktuar të qeverisë të çojë në rezultate të caktuara.’- tha Hammond.

Ora 11:39
Ambasadori britanik: Fuqizimi i institucioneve të pavarura kyç për integrimin ne BE

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar-së në Shqipëri, Nick Abbott gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura, theksoi se fuqizimi i këtyre institucioneve është kyç për integrimin në BE.

‘Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet. Ju inkurajojmë për ta parë këtë si një mundësi për të ushtruar aktivitetin tuaj duke ju inkurajuar të ngrini zërin. E di që ka nevojë për bashkëpunim të fuqishëm në mënyrë që të garantohet balanca dhe efikasiteti në qeverisje. Fuqizimi i institucioneve të pavarura aspekt kyç në rrugën drejt integrimit.’- tha Abbott.

Edhe ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, theksoi se puna e institucioneve të pavarura është shumë e rëndësishme për integrimin në BE.

‘Për Holandën shteti i së drejtës është shumë i rëndësishëm për hyrjen në BE, gjithashtu shumë e rëndësishme pavarësia e institucioneve të pavarura dhe në ndarjen e kompetencave në pjesën politike. Në të gjithë marrëdhënia me parlamentin është delikate pasi ka një rol mbikëqyrës. Çfarë bëjmë ne si Holandë në procesin e reformave në Shqipëri, pra mbështesim shoqërinë civile, kemi një takim tjetër, gjithashtu kemi mbështetur shkollën e Magjistraturës dhe SPAK dhe luftojmë për lirinë e fjalën në Shqipëri.’- tha Vos.

Ora 11:12
Anti-Korrupsion, Spiropali: S’do ndërhyjmë tek Institucionet e pavarura! Opozita të bëhet pjesë

1727342549_spiropali.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se, dhënia e drejtësisë kapilare për ҫdo qytetar është një mision

Në fjalën e saj në takimin me drejtuesit e institucioneve të pavarura, Spiropali u shpreh se, si ҫdo gjithҫka që ka traditë dhe historik të së shkuarës, edhe ky takim i përbashkët me të gjithë drejtuesit e institucionet e pavarura Kushtetuese dhe të krijuara me ligj ka një shans të ҫmuar të krijojë dobi për të ardhmen.

“Të ҫmuar konsideroj gjithashtu praninë e partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë që bashkëpunojnë me ne në Kuvend për projekte dhe procese të rëndësishme. Ndihmesa e tyre ka qenë gjithmonë e lutur dhe e mirëpritur dhe në këtë moment ata janë edhe pjesë e diskutimeve për një mision të përbashkët, mbrojtjen e interesit publik dhe garantimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, promovimin e demokracisë, sigurimin e mirëqenies sociale për qytetarët tanë, thellimin e luftës ndaj korrupsionit dhe sundimin e ligjit”, tha Spiropali.

“Kjo frymë dhe filozofi e të ardhmes e urdhëruar nga ligji i epërm i shtetit shqiptar, Kushtetuta dhe bazë e filozofisë tonë politike dhe orientimi ynë bazik që udhëheq të përditshmen tonë, pavarësisht ndasive tona, në shndërrimin përfundimtar dhe të pakthyeshëm të kësaj copëze të Ballkanit në Evropën e gadishullit”, theksoi kryeparlamentarja.

Kjo tryezë e përbashkët shtoi Spiropali, ka në fokus rolin e mekanizmit për monitorimin sistematik të ndjekjes dhe zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura Kushtetuese dhe të krijuara me ligj dhe manualin e raportimit vjetor dhe periodik.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se, dinamika e zhvillimeve dhe e detyrimeve të proceseve  integruese krijon ngutin dhe nevojën për një sinergji më të shpejtë ndërveprimi Kuvend- institucione të pavarura, përtej raportimi periodik vjetor.

“Procesi screening ishte një ushtrim i mirë që evidentoi këtë domosdoshmëri për të parë me vëmendje të shtuar si rekomandimet ashtu dhe detyrat që miratohen përmes rezolutave”, tha ajo.

Kuvendi, nënvizoi Spiropali ka një rol udhëheqës në procesin e anëtarësimit në BE si garantues i legjitimitetit demokratik dhe karakterit gjithëpërfshirës të procesit.

Por, shtoi ajo, “legjitimiteti dhe gjithëpërfshirja janë të lidhura me kontributin dhe bashkëpunimin tuaj me Kuvendin si dhe sa, kur, ҫfarë, në ҫfarë mënyre dhe deri ku? Këto janë disa pyetje relative dhe mjaft delikate përgjigja e të cilave është dinamike. Një bashkëpunim që nuk kalon nga ndikimi dhe një liri që nuk përfshin anarkinë, pavarësinë në vendimmarrje, por që nuk toleron pavarësinë nga ligji.

Nga kjo anë, shtoi Spiropali, mund të pranojmë që nuk kemi trashëguar traditën më të mirë të mundshme historike, ku pushtetet apo dhe institucionet e pavarura ku më shumë e ku më pak, ku më dukshëm e pak më fshehurazi janë konsideruar gjithmonë si zgjatime të pushtetit politik të radhës. Ҫka krijon në pamje të parë një epërsi të këtij pushteti, por godet e dëmton rëndë produktin e përbashkët të punës së tyre.

Spiropali u shpreh se, reforma në drejtësi, frytet e para të institucioneve të drejtësisë, janë shembulli më i mirë se ҫfarë energjie institucionale ҫlirohet kur filozofia e pavarësisë së institucioneve vihet në jetë.

“Pakkush mund të mendonte dikur se një pushtet i konceptuar tërësisht ndryshe, si pushteti gjyqësor, tashmë është pjesë e mekanizmit funksionues kushtetues të ekuilibrit dhe kontrollit duke i dhënë një dinamikë krejt të re të gjithë jetës së shoqërisë shqiptare”, tha Spiropali.

“Ajo ҫfarë ishte dikur e paimagjinueshme, ajo ҫfarë konsiderohej si tabu e paprekshme dhe që bënte të paprekshëm një grusht qytetarësh shqiptarë të veshur me pushtet politik tashmë i përket të kaluarës. Pandëshkueshmëria si kulturë dhe status, si imunitet dhe epërsi të ca të paktëve mbi të gjithë është goditur në mënyrë të pakthyeshme. Ky është gjithashtu shembulli më i qartë sesi Kuvendi i Shqipërisë dhe qeverisjet e vendit kanë kryer detyrën, natyrisht të asistuar në mënyrë të paҫmuar nga partnerët tanë”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se dhënia e drejtësisë kapilare për ҫdo qytetar është një mision.

“Është bërë shumë, por ndoshta po aq shumë nevojitet  të bëhet për të garantuar procesin e dhënies së drejtësisë në mënyrë kapilare për qytetarin shqiptar kudo, përtej ҫdo dileme dhe në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme. Kjo nuk është thjesht një detyrë ky është një mision, ku si ndoshta askund tjetër marrëdhënia e Kuvendit me institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të jetë e qëndrueshme, dinamike, reciproke dhe secili në kufijtë e vet të ushtrimit të pushtetit siҫ dikton Kushtetuta”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit tha në fjalën e saj se do të mbështesë institucionet e pavarura. Spiropali ftoi opozitën për të marrë pjesë në Komisionet e Posaçme.

'Kuvendi do të japë mbështetjen për Komisionet e Posaçme, dhe se nuk do të prekim e ndërhyjmë tek Institucionet e pavarura. Vetëm do t’ju inkurajojmë. Opozita do të marrë vendin e saj në këto komisione. I papranueshëm raporti burokratik mes Kuvendit dhe institucioneve tuaja. Shpresoj në një dimension të ri të këtyre marrëdhënieve.’- tha Spiropali.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/09/2024 03:36

    Gonzato dha nje mesazh te forte per ata POLITIKANE qe po perpiqen te nderhyjne tek reforma e drejtesise.Po dyshoj se do t'a degjojne,ndonjerit prej tyre i ka hyre vetja ne qejf pak si shume!

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 26/09/2024 12:10

    Kthim mbrapa nuk ka por jo te kete drejtesi me dy standarte .denoni personalmente qe kane bere kerdin mbi popullin qe e la injorant dhe pa breke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën