TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Antikorrupsionin që drejtohet nga Fatmir Xhafaj po punon tashmë për hartimin e një drafti analitik që do të evidentojë problematikat dhe nevojën për ndryshime ligjore në tre fushat ku bazohet ky komision Mirëqeverisja, Antikorrupsioni dhe Sundimi i ligjit.
Në konferencën e parë për mediat, Xhafaj sqaroi se drafti do të konsultohet edhe me ekipin e negociatorëve të BE-së, ndonëse u kujdes të theksonte se ky nuk është projekt i ndërkombëtarëve.
"Po projektojmë një proces të gjerë konsultimi. 12 tryeza diskutimi, ku do marrin pjesë grupet e interesit, biznesi, profesionistë etj. Ky nuk është projekt ndërkombëtar, por është i shqiptarëve. Është angazhimi ynë për të reformuar jetën politike e institucionale në këtë vend. Ndërkombëtarët i kemi kërkuar ne për asistencë dhe monitorim. Drafti analitik do tu jepet edhe eksperteve ndërkombëtarë. Në përfundim të këtij procesi gjetjet do ti jepen grupit te ekspertëve per ti pasqyruar ne draft dhe me pas do ti kaloje komisionit për miratimin final", tha Xhafaj.
Nga analiza e bërë deri më tani, Xhafaj thotë se nuk ka lindur nevoja e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa sa I takon organeve të drejtësisë dhe SPAK janë vetë ato që kanë kërkuar ndryshime ligjore në të paktën 140 nene.
"Shtyllat e reformes ne drejtesi jane te panegociueshme. 41 masa per shtetin e se drejtes. 51 per funksionin e institucioneve demokratike.140 nene te propozuara per ndryshim ligjesh nga vete institucionet e drejtësi", vijoi Xhafaj.
Përgjigjen thuajse të njëjtë të organeve të drejtësisë për të mos çuar ekspertë që do të ndihmonin në punën e komisionit, Xhafaj nuk e ka marrë si refuzim, ndërsa shpreson të mos ketë qenë e koordinuar.
Me apo pa ekspertët e institucioneve të drejtësisë, ky komision do të mbështetet nga 70 ekspertë të nivelit të lartë, mes të cilëve Xhafaj tha se 20 janë ndërkombëtarë dhe 20 ekspertë janë shqiptarë që jetojnë e punojë jashtë vendit.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
12 Dhjetor 2024, 23:17
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor 2024, 19:03
-
Kulluri në Report Tv: Komisioni ‘Xhafaj’ po tenton të fusë ujë në themelet e reformës në drejtësi, PS kampione e korrupsionit
11 Dhjetor 2024, 18:43
-
Antikorrupsioni/ Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën sikurse dhe me Reformën në Drejtësi!
11 Dhjetor 2024, 16:46
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet! (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:54
-
Shmangia e konsultimeve formale dhe referendumet lokale për një qeverisje të hapur, të tjera gjetje dhe rekomandime të ekspertëve te ‘Antikorrupsioni’
7 Dhjetor 2024, 08:49
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor 2024, 16:31
-
Kuvendi i jep 350 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
4 Dhjetor 2024, 14:03
-
Komisioni Antikorrupsion në ‘lupë’ edhe problemet me pronat! Gogu për Report TV: Dixhitalizim! S’ka nevojë për ndryshime ligjore
1 Dhjetor 2024, 14:05
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor 2024, 21:56