Komisioni Europian 150 milionë euro investime në Ballkanin Perëndimor

Komisioni Europian 150 milionë euro investime në Ballkanin Perëndimor

Takimi I Ministrave të Ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim që zhvillohet çdo vit në korrik, në kuadër të Procesit të Berlinit. Pjesëmarrës ishte edhe Komisioneri Johannes Hahn.

Fokusi i takimit ishte prezantimi i arritjeve në tre drejtime kryesore: Nxitja e Investimeve dhe Tregtisë në Ballkanin Perëndimor; Integrimi Ekonomik Rajonal me avancimin e projektit të zonës ekonomike rajonale MAP REA dhe Rritja e Aksesit në Financë për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme dhe ato Start-up, në përputhje me objektivat e vendosur në samitet e mëparshme (Samiti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor mbajtur në Londër dhe Samitit Dixhital i Shkupit).

Takimi u drejtua nga Mbretëria e Bashkuar dhe Austria, ndërsa data e takimit përkon edhe me fillimin e Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Europian, që do të ketë si prioritet një perspektivë zgjerimi të besueshme për Ballkanin Perëndimor.

Rritja e zgjuar në Ballkanin Perëndimor
Vendet pjesëmarrëse në Samit diskutuan nevojën për të adresuar hendekun e aftësive dixhitale, në mënyrë që forcat e punës të jenë të afta t’i përgjigjen sfidës së trasformimit dixhital.

Qeverisja e përmirësuar dhe transparenca; nxitja e inovacionit, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë; hapja e tregjeve të reja dhe gjenerimi i mundësive të mëtejshme të punësimit; forcimi i edukimit dhe trajnimit profesional; promovimi i përfshirjes sociale dhe rritja e nivelit të mirëqenies së qytetarëve, u vlerësuan si avantazhet kryesore të dixhitalizimit.

Vendet u dakordësuan se Plani i Veprimit për Edukimin Dixhital i Bashkimit Europian, i miratuar në Janar 2018, si dhe rekomandimet e raportit të OECD (South East Europe Competitiveness Outlook 2018), mund të shërbejnë si bazë e rëndësishme për zhvillimin e strategjive kombëtare të aftësive dixhitale, përfshirë programet për uljen e hendekut gjinor dhe rritjen e punësueshmërisë.

Në këtë kuadër u kërkua mbështetje për mbajtjen e Samitit Dixhital 2019 në Serbi, që do të bashkë-organizohet nga Komisioni Europian, RCC dhe përfaqësues të biznesit.

Integrimi Ekonomik Rajonal
Samiti i Vjenës njohu progresin e bërë në implementimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit të Zonës Ekonomike Rajonale (MAP REA) dhe fushat prioritare për periudhën 2018-2019, të nënvizuara nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC) dhe Sekretariati i CEFTA sipas katër shtyllave kryesore.

Vendet pjesëmarrëse në takim konfirmuan potencialin transformues të Zonës Ekonomike Rajonale (REA), duke njohur rëndësinë e integrimit rajonal.

Po kështu, u vlerësua miratimi i Axhendës Rajonale të Reformave të Investimeve (RIRA) dhe lançimi i platformës online të investimeve, që paraqet rajonin si një destinacion të vetëm investimi.

Mbështetja për sektorin privat dhe SME-të në Ballkanin Perëndimor
Një nga çështjet e ngritura nga vendet pjesëmarrëse në samitin e Vjenës është mundësia e kufizuar e tregjeve lokale të kapitalit për financimin e SME-ve. Huadhënia bankare dominon tregun e kredisë, ndërsa burimet alternative të financimit mbeten të pakta.

Vendet pjesëmarrëse diskutuan propozime të ndryshme për rritjen e mbështetjes finnaciare për SME dhe Start-up, përmes ndërthurjes së një sërë instrumentash: thellimin e fondeve ekzistuese të mbështetjes; kombinimin e programeve të vazhdueshme të asistencës teknike për institucionet financiare jo bankare dhe zgjerimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për financime të tilla, si dhe përmirësimi i programeve edukuese, këshillimore dhe ndërgjegjësuese për të adresuar mangësitë nga ana e kërkesës se SME-ve.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian njoftoi për një instrument të ri garancie, i cili do të krijohet nën Kuadrin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të lançohet në fillim të vitit 2019.

Angazhimi fillestar i BE deri në 150 milionë Euro në 2019-2020 do të synojë të rrisë investimet deri në 1 miliard Euro për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik dhe integrimin rajonal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 04/07/2018 23:12

    hahaha 150 milion euro jan nje hic pasi jane 6 shtete 150 : 6 = pak a shume 25 milion euro per shtet qe i thone 30 km rruge hajde tallje hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT