/ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian kritikoi 19 shtete anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, për mosrespektim të të drejtës për azil, në një komunikatë të publikuar sot.
"Ka ardhur koha që shtetet anëtare të bëjnë atë që duhet bërë", deklaroi numri dy i Komisionit, Frans Timmermans, para një samitit të jashtëzakonshëm të drejtuesve evropianë në Bruksel për krizën e imigracionit.
"Në Evropë, të gjithë duhet të respektojnë standartet e pranuara bashkarisht për mënyrën e pritjes së azilkërkuesve", theksoi komisioneri evropian i ngarkuar me imigracionin, greku Dimitris Avramopoulos.
Brukseli ka ndërmarrë 40 procedura kundër 19 shteteve anëtare që nuk kanë informuar Komisionin Evropian për mënyrën se si ata kanë ndryshuar të drejtën e azilit evropian në legjislacionin e tyre kombëtar.
Greqia, Itali dhe Hungaria, të vendosura në kufijtë strategjikë të BE-së dhe si pasojë pika kryesore të mbërritjes së fluksit të imigrantëve, ndodhen mes 19 vendeve të kritikuara.
/Shqiptarja.com