Paketa anti-shpifje/ Komisioni Evropian: Edhe pas ndryshimeve të fundit ka shqetësime, të garantohet shqyrtim i pavarur gjyqësor

Paketa anti-shpifje/ Komisioni Evropian: Edhe pas ndryshimeve të fundit ka shqetësime, të garantohet shqyrtim i pavarur gjyqësor

TIRANË - Komisioni Evropian tha sot se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime dhe nuk reflekton rekomandimet e bëa nga aktorët ndërkombëtarë (OSBE dhe KiE). Në një reagim pas draftit final të propozuar nga qeveria e që pritet të miratohet nesër (të mërkurën) në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Evropian, thotë se duhet garantuar shqyrtimi i pavarur gjyqësor i ankesave që lidhen me median online, ndërsa theksohet se duhet vetërregullim.

“Komisioni ka shqyrtuar paketën legjislative për median, ka bërë komente dhe ka shprehur shqetësimet gjatë gjithë procesit të hartimit të paketës.

Komisioni u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, të mobilizuara nëpërmjet fondeve të BE, në mënyrë që të sigurojë përputhshmërinë me standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes. Këto rekomandime përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e qëllimit të rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizive online, duke promovuar vetë-rregullimin, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave të lidhura me median dhe forcimin e transparencës së pronësisë së mediave në vend.

Komisionet parlamentare kanë miratuar mbrëmjen e kaluar një draft të rishikuar të paketës. Megjithatë, në draft nuk janë marrë parasysh disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtarë dhe kështu drafti ende ngre shqetësime. Është e rëndësishme që të gjitha këto rekomandime – të përsëritura sot nga Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic – të merren parasysh siç duhet para se drafti përfundimtar të kthehet në ligj”, thuhet në një reagim të Komisionit Evropian.

Ankesat e personave që ndihen të cenuar nga shkrimet e botuara në mediat online, me ndryshimet e fundit në atë që njihet si paketa 'anti-shpifje' i japin të drejtën dy institucioneve në varësi të AMA-s (Këshillit të ANkesave dhe Bordit) që të shqyrtojnë ankesat dhe të marrin masa administrative ndaj mediave, që shkon në gjobë deri në 4 milionë lekë të vjetra.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 17/12/2019 23:41

    KE të mos futi hundët ne punet e brendeshme të Shqiperisë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt