Komisioni Evropian propozon paketë ligjore për masa kundër korrupsionit, eksperti Gjipali në Report Tv: Ka konsensus politik në BE për luftë kundër korrupsionit

Përmes një pakete të re ligjore, Komisioni Evropian synon të forcojë masat për ndëshkimin e personave të përfshirë në korrupsion në 27 vendet anëtare. Por sipas propozimeve, masa të forta deri në ngrirjen e aseteve do merren edhe ndaj personave nga vendet e treta që kanë kryer vepra të rënda korrupsioni, siç është rasti i Shqipërisë.

Për të folur mbi këtë vendim të Komisionit Evropian, i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv ishte drejtori i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali. Në intervistën për gazetarin Nertil Agalliu, Gjipali tha se ka një konsensus politik në BE për të luftuar korrupsion me të njëjtën forcë sicc është bërë me sanksionet që erdhën pas luftës në Ukrainë.

“Ky është qëllimi, ende nuk është materializuar në një dokument ligjor. I është dërguar vendeve anëtare dhe shumë shpejt pritet edhe miratimi i legjsilacionit përkatës që bën të mundur dizenjimin e personave të caktuar. Mund të ndalohen të hyjnë në vendet e BE, mund të ndalohet të bëjnë biznes me vendet e BE etj. Mund të ketë edhe efekt përjashtimi nga gara ku ka tendera evropiane. Masa për të gjithë ata që dyshohet për korrupsion. Lufta në Ukrainë dhe problemi me korrupsionin në Parlamentin e ka përshpejtuar këtë proces. Sanksionet në kuadër të luftës në Ukrainë i ka bashkuar edhe më shumë  vendet e BE-së”, tha Gjipali.

Sipas drejtorit të Lëvizjes Evropiane në Shqipëri kjo do të kërkojë pak kohë se janë të gjitha vendet anëtarë që duhet të japin dakordësinë.

“Por e rëndësishme është që ka një dakordësi të të gjitha vendeve. Shumë shpejt do të kemi pjesë legjislative që do ta mbështesë këtë aksion”, tha ndër të tjera Gjipali.

Kujtojmë se që nga dhjetori, BE është tronditur nga skandali i saj më i madh korruptiv deri më tani, ku pesë persona, përfshirë eurodeputetë në detyrë dhe ish-asistentë akuzohen   për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.

Një zyrtar i Transparency International, tha se BE ka probleme serioze me korrupsionin, dhe kjo u duk më së shumti në rastin e Katargate. Por sipas tij edhe shumë shtete të BE përballen me këtë problematikë, dhe duke intensifikuar puna për të ndëshkuar këto raste.  

Për të trajtuar problemin, Grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian ka bërë thirrje për një kuadër ligjor të forcuar dhe mjete hetimore, bashkëpunim më të madh midis autoriteteve kompetente dhe një rol më të madh të Zyrës së Prokurorit

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja