/ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian theksoi sot se kishte rritur sigurinë pas operacionit të gjerë të ndërmarrë në Belgjikë kundër një celule xhihadiste që po përgatitej të kryente atentate.

"Komisioni vendosi të rrisë nivelin e alarmit", deklaroi në një konferencë shtypi një zëdhënëse, Mina Andreeva. Ajo shtoi se kjo ka ndodhur veçanërisht përmes rritjes së kontrolleve në hyrje dhe agjentëve të sigurisë.

"Është thjesht një masë parandaluese. Ne nuk kemi asnjë njoftim për një kërcënim specifik kundër institucioneve evropiane", theksoi ajo.
"Ne jemi në kontakt me policinë belge për t'u siguruar që siguria është e garantuar", theksoi ajo.

Komisioni Evropian kishte rritur tashmë sigurinë në muajin shtator pas informacioneve mbi kërcënimet xhihadiste duke konfirmuar se nuk kishte elementë për kërcënime specifike kundër ndërtesave të tij.