Inceneratori i Fierit/ Felaj: Gjithçka e ligjshme! Tabaku: Të vjedhësh me procedurë s'është argument! Komisioni Hetimor zbret në terren

TIRANË- Opozita dhe mazhoranca kanë dalë në konluzione të ndryshme për inceneratorin e Fierit. Për Jorida Tabakun, kryetare e Komisionit Hetimor, njëkohësisht edhe përfaqësuesja e PD-së, tha se ky incenerator është një skemë kriminale, duke listuar edhe një sërë shkeljes të rënda që sipas saj ka bërë mazhoranca.

" Shkeljet e konsideruara nga KLSH që bëjnë pjesë në grupin financiar të shkeljeve. Sipas KLSH-së, përveç pjesës së procedurës menaxhimit dhe lidhjes së kontratës, zbatimit të kontratës, problematika kryesore me inceneratorin e Fierit është; për një kontratë të lidhur në vitin 2017 që duhej të përfundonte në vitin 2018 kur e panë që nuk po zbatohej, kur filluan dhe paguan 26 milionë euro, deri në momentin kur nuk u zbatua kontrata, sepse nuk kishte një tokë, nuk kishte një pronë, nuk kishte filluar ende zbatimi i kontratës, pagesat vazhdonin, kontrata nuk ndryshoi dhe në kundërshtim edhe me ligjin për menaxhimin e  financave publike, kanë vazhduar dhe kanë paguar një incinerator  cili nuk ekzistonte. 

Shkelja financiare e fundit që lidhet përsëri me grupin e shkeljeve të kontstauara nga KLSH është zgjedhur alternativa e një kontrate 3 milionë euro më të shtrenjë ndërkohë që mund të ishin zgjedhur alternativa t tjera dhe kompania e inceneratorit duke qenë se nuk punonte, nuk prodhonte energji, nuk digjte mbetje, sepse nuk kishte incenerator në Fier, është përfshirë njëkohësisht në skandalin e TVSH-së fiktive. Xhironte fatura TVSH-je të paktë me 15 kompani të cilat ne i kemi të indentifikuara për të justidikuar pagesat që merrte. 

Për të derdhur pagesat që merrte nga thesari dhe këtë e bënte në mënyrë fiktime po me fondet e buxhetit të shtetit. Unë nuk u ndala tek marrëdhënia e kompanisë që nuk kishte asnjë fond, asnjë burim për ta zbatuar këtë koncesion. Merr një kredi bankare të cilën po e paguan edhe sot me buxhetin e shtetit. Nuk u ndala tek pjesa e impianteve të cilat besoj nuk kanë nevojë për asnjë provë të theksojmë se nuk kanë ekzistuar deri vitin e kaluar. Por u ndala tek tre elementë kryesorë në të cilën do të fokusojmë hetimin dhe grupin kryesor të shkeljeve që ne gjykojmë për inceneratorin e Fierit", tha Tabaku.

Mirëpo, nuk ka qenë i këtij mendimi, përfaqëesuesja e PS-së, Ermonela Felaj. Ajo është shprehur gjithçka ka qenë ligjore dhe çdo shkresë apo hap tregon domosdoshmërinë e ndërtimit të këtij impianti.

"Baza ligjore me të cilën ka funskionuar kjo marrëdhën ie koncesionare mbi një sërë ligjesh dhe vendimesh të Këshillit të Ministrave. Ligji e parashikon qartësisht se menaxhimi i mbetjeve i delegohet Ministrisë së Mjedisit", tha ndër të tjera Felaj, por që u kundërshtua nga Tabaku, e cila nuk i ka kursyer edhe akuzat.

"Të vjedhësh me procedurë nuk është justifikim, të vjedhësh se po digjeshin plehrat në Fier nuk është argument", iu përgjigj Tabaku.

Ndërkohë, u vendos që nga Partia Demokratike të shkojë në terren deputetja Dhurata Çupi dhe deputeti Lefter Gështenja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
Tabaku 'tallet' me mazhorancën: Të vjedhësh me procedurë nuk është justifikim

 

Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët tha se mazhoranca po justifikon vjedhjen e saj për inceneratorin e Fierit.

"Të vjedhësh me procedurë nuk është justifikim, të vjedhësh se po digjeshin plehrat në Fier nuk është argument. Po flasim 3 kriminelë (Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri) në hetim ndërkombëtar, dhe këtë duhet të mbajnë mend të gjithë kur flasim më inceneratorin e Fierit", tha Tabaku.

Ora 14:04
Felaj i përgjigjet Tabakut: Gjithçka ligjore për inceneratorin e Fierit, situata mjedisore ishte e rëndë! Edhe KLSH mbështeti inceneratorët

 

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, i është përgjigjur deklaratave të demokrates Tabaku për inceneratorin e Fierit. Sipas Felajt gjithçka ka qenë ligjore dhe çdo shkresë apo hap tregon domosdoshmërinë e ndërtimit të këtij impianti.  Felaj thotë se strategjia kombëtare për trajtimin e mbetjeve është zhvilluar në një moment të rëndësishëm për vendin sepse qeveria kuptoi që edhe çështja e integrimit lidhet me çështjet mjedisore, ndaj u përpoq që ta bënte çështje prioritare.

"Baza ligjore me të cilën ka funskionuar kjo marrëdhën ie koncesionare mbi një sërë ligjesh dhe vendimesh të Këshillit të Ministrave. Ligji e parashikon qartësisht se menaxhimi i mbetjeve i delegohet Ministrisë së Mjedisit. Strategjia Kombëtare për trajtimin e mbetjeve mbulon periudhën 2010-2025. Është në një moment të rëndësishëm për vendin, pasi Qeveria shqiptare kuptoi në fakt se integrimi ishte i lidhur edhe me çështjet mjedisore. Puna për ndërtimin e koncesionit për Inceneratorin e Fierit ka nisur rreth vitit 2015. Ka pasur një propozim të pakërkuar nga operator privat dhe ka vijuar për gati një vit. Data e lidhjes së kontratës është 24.10.2016 dhe data e dhënies së lejes së ndërtimit është në janar 2017, ndërkohë që kërkesa ishte bërë në 2015-n. Pra ka pasur një procedurë të gjatë", tha Felaj. 

Sipas deputetes socialiste Ministria e Mjedisit ishte e ligjëruar për zgjidhjen e një problemi që më parë ia kishte referuar Bashkia Fier

"Bashkia e Fierit ka qenë shumë e interesuar. Fusha e mbetjeve atje ishte në gjendje skandaloze.  Edhe vetë KLSH e mbron idenë pse duhet incenerator dhe jo landfill. Kjo është një metodë që përdoret nga vendet më të zhvilluara sot. Ndot 200 herë më pak se landfillet. Arsyet janë gjetur të legjitimuara edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit", tha ajo.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 08/02/2022 16:45

    po moj Felaj... ju vidhni me ligje pa ligj(se ne fund te fundit ligjin e ktheni si ju intereson). do na mbushesh mendjen neve qe i keni dhene me ligj. ik moj shkaravine ...

    Përgjigju
  • KASAP DERDIMEN Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 08/02/2022 15:45

    O balona tabake po babai jot si ka vjedhur me të dyja duart me proçedur apo pa proçedur. Apo babai jot nuk quhet o balona tabake pa terezi.pty rac e poshtër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare