TIRANE- Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj, në mbledhjen e dytë, ka evidentuar se një procesverbal i KLD është i paplotë. Kryetari i komisionit Armando Subashi, duke marrë shkas edhe nga tryeza për drejtësinë një ditë më parë, i bëri thirrje opozitës që të vijë në komision, për të patur një hetim sa më të plotë.
“I bëj thirrje opozitës që të vijë në këtë komision. Të marrë shkas edhe nga tryeza e drejtësisë të ndodhur dje, sepse u evidentua edhe nevoja e bashkëpunimit mes palëve. Ky është momenti i përshtatshëm për të bashkëpunuar”, tha Subashi.
Në fund, Komisioni vendosi të shqyrtojë raportet dhe shkresat e ardhura nga disa institucione, por gjithashtu ka vendosur që të thërrasë në mbledhjen e javës që vjen, edhe nënkryetarin e KLD, Çefa dhe anëtarin Lelçaj.
Pas akuzave të ngritura ndaj dy anëtarëve të KLD-së për shkelje të detyrës, u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO