Komisioni Hetimor për Metën 'nuk humb kohë', mblidhet nesër/ Ja dy pikat që do të miratohen

Komisioni Hetimor për Metën 'nuk humb kohë', mblidhet nesër/ Ja dy pikat që do të miratohen

Komisioni Hetimor që po heton shkeljet e pretenduara nga presidenti Ilir Meta do të mblidhet ditën e nesërme në orën 12:00. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri se ditën e nesërme në këtë mbledhje do të miratohet Plani Hetimor në lidhje me shkeljet që mund të ketë bërë Presidenti Meta dhe pika tjetër është Procesverbali i Punës që do të zhvillohet në vijim.

Komision i Hetimit për Metën posedon përgjigjet e ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikimeve Zyrtare.

Ndërkohë në fund të korrikut disa ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi letër lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit të Republikës edhe Komisioni i Venecias vendosi në axhendë shqyrtimin e letrës.

Duket se ky komision kërkon të mos humbasë më kohë për të shqyrtuar këtë çështje. Në letrën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon Komisionit të Venecias që të sjellë sa më shpejt që të jetë e mundur opinionin mbi nismën për të shkarkuar presidentin e Republikës nisur nga ndjeshmëria e çështjes në vendin tonë. Ndërkohë më 9 shtator një delagacion nga Komsioni i Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë. Burime bëjnë me dije për gazetaren Klesiana Omeri se ata do të qëndrojnë në vendin tonë për një vizitë dy ditore. Gjatë vizitës delegacioni do të organizojë takime me presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, përfaqësues nga qeveria, KQZ Komisioni i Posaçëm Hetimor, përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të shoqërisë civile.  

Vizita e tyre pas kërkesës me tetë pyetje që Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi Komisionit të Venecias për t'i marrë opinion nëse Presidenti Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 Qershorit. 

Kuvendi ngriti Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës më 8 korrik, duke i lënë afat deri në 8 Tetor të vlerësojë nëse Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën. Komisioni drejtohet nga Ulsi Manja i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Komisioni ka nëntë anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita të cilët do të vendosin për shkeljet e Metës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erli: 03/09/2019 00:53

    Arrestoni sa me shpejt kete hajdut dhe kriminel,,,nje ore e me pare,,,,ky bashke me saliun dhe bandat e tyre kane vjedhur shqiperine,,,miliarda dollare te vjedhura popullit,,,mallkimet e popullit do ju zene....

    Përgjigju
  • edi: 02/09/2019 16:46

    Please mos e vononi ate qen te ngordhur Populli disa qe e ndjekin duhet te mesojne te verteten ,kush eshte ky matrapaz politikan dhe K/Hajdut i pa pare ne Kombin Shqipetar ,Mbylljani ate Qenef goje qe i vjen eree e plote Komuniste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin