TIRANE- Muaj mars pritet që të jetë një muaj i ngjeshur për Kuvendin, në të cilin do të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme. Ditën e nesërme pritet që të mblidhet për herë të tretë komisioni hetimor për “Kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për procesin e lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, për periudhën 15 shtator 2013 - 31 janar 2014, përfshirë largimet, transferimet dhe punësimet e reja në polici”, i cili ende nuk ka arritur në thelb të qëllimit të tij, por është te miratimi i rregullores së funksionimit si dhe njohjes me kërkesat ndaj institucioneve përgjegjëse për emërimet në polici.
Pritet që kreu i këtij komisioni, Arben Ristani të bëjë publike këto kërkesa drejtuar institucioneve për emërimet që janë bërë në polici nga shtatori i vitit të kaluar deri në muajin janar të 2014. Po ashtu nesër në Komisionin e Ligjeve do të diskutohet drafti i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me amnistinë. Pritet që opozita të shprehë rezervat e saj në lidhje me këtë draft që parashikon falje të dënimeve për një numër të caktuar veprash penale.
Gjithashtu sipas kalendarit tre javor të miratuar në Konferencën e Kryetarëve pritet që gjatë kësaj periudhe të diskutohet dhe të miratohet edhe projektligji për mediat audiovizive, në të cilin janë parashikuar amendamentet e propozuara nga nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza në lidhje me reformimin në AMA. Ndonëse Komisioni i Medias mbledhjen e së hënës ka parashikuar vetëm miratimin e kalendarit të punimeve, pritet që të ketë debate në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH, për të cilët mbledhjen e shkuar është prishur konsensusi i arritur mes palëve.
Por Kuvendi pritet që të fillojë edhe me shqyrtimet e raporteve vjetore të disa institucioneve për vitin që lamë pas siç është Banka e Shqipërisë, AKEP, Autoriteti i Konkurrencës, raporti i Avokatit të Popullit etj.
Shkrimi u publikua sot (02.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com