Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, PS nuk shkon në mbledhje: Hiqni dorë nga ‘hetimi partiak’! Vokshi kërkesë: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

TIRANË- Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi nuk prodhoi surpriza dhe kriza që e ka përfshirë vijoi të mbajë peng edhe mbledhjen e radhës. Socialistët paralajmëruan që në mëngjes, që nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e thirrur nga kryetarja nga radhët e Rithemelimit Albana Vokshi, që sipas tyre, nuk pati miratimin e të majtëve.

"Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi nuk do t'i përgjigjen thirrjes së kryetares së komisionit Albana Vokshi, për sa kohë në mënyrë të përsëritur vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar. Edhe kësaj radhe, caktimi i rendit të ditës dhe orës e datës së mbledhjes është vendosur pa qenë ne në mbledhje”, thuhej në deklaratën e PS-së.

Në orën 13:00 në Kryesi karriget e anëtarëve të maxhorancës ishin bosh. Vokshi deklaroi se mbledhja nuk mund të zhvillohej për shkak të mungesës së kuorumit ndërsa  i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të marrë masa për deputetët e mazhorancës

I kemi bërë thirrje publike, por jo vetëm, që të marrë masa urgjente për kthimin në normalitet të komisionit hetimor parlamentar. 'Kjo maxhorancë nuk e do hetimin parlamentar' nenvizoi Vokshi në një prononcim para gazetarëve.

Në një deklaratë të ndarë për mediat, anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë thanë se opozita duhet të zbatojë ligjin dhe t’i kthehet hetimit parlamentar.

"Ne kemi vendosur tashmë deklarimin e hapur të hetimit duke miratuar Planin e Hetimit bashkë me kalendarin, ku pasqyrohen qartë të gjithë hapat hetimorë të komisionit.  Po kështu kemi miratuar kërkesat për marrje provash të opozitës dhe mazhorancës. Për sa kohë mbledhja në fjalë është fuqi, duhet respektuar vendimarrja e anëtarëve të komisionit. 

Çdo shfaqje viktimizimi nga opozita është shprehje e paaftësisë për të ndjekur procedurën ligjore dhe për të kryer një hetim të plotë e serioz. Opozita duhet të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t'i kthehet hetimit parlamentar ashtu siç e kërkon ligjit sepse ne kemi vendosur të vijojmë me hetimet dhe të respektojmë kalendarin e Planit Hetimor", thuhet në deklaratën e PS. 

Kaq do të mjaftonte, që pas dështimit për të pestën herë në një muaj jetë-gjatësi, për të mbledhur komisionin, Vokshi niste hakmarrjen, duke kërkuar zyrtarisht përjashtimin e Plarent Ndrecës dhe të Milva Konomit nga përbërja e Komisionit Hetimor. 

Puna e Komisionit Hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe check up është futur në ngërç, pasi maxhoranca nën drejtimin e zv.kryetarit Plarent Ndreca miratoi planin e hetimit dhe kërkesat për informacion pa opozitën. Kjo e fundit i kërkon Kuvendit të anulojë këtë mbledhje duke e cilësuar si nul, ndërsa akuzojnë PS se po zvarrit punën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
PS nuk shkon, dështon sërish komisioni hetimor për Shëndetësinë! Vokshi thirrje Nikollës: Merrni masa urgjente

 

Partia Socialiste nuk u prezantua sot sërish Komisionin Hetimor të shëndetësisë lidhur me koncesionet e “Check-up” dhe sterilizimi. Në mbledhjen e thirrur sot në Kryesi karriget e anëtarëve të maxhorancës ishin bosh.

Vokshi deklaroi se mbledhja nuk mund të zhvillohet për shkak të mungesës së kuorumit.

Deputetja i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të marrë masa për deputetët e mazhorancës

“I kemi kërkuar kryetarës së Kuvendit që në përputhje me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të ushtrojë përgjegjësitë e saj. I kemi bërë thirrje publike, por jo vetëm, që të marrë masa urgjente për kthimin në normalitet të komisionit hetimor parlamentar. I kemi bërë kërkesa të përsëritura, për deputetët që refuzojnë të marrin pjesë dhe të përjashtojë nënkryetarin, zotin Ndreca. Duhet të miratojmë kërkesat për informacion, mund të fillojë hetimi real parlamentar”, tha Vokshi.

'Kjo maxhorancë nuk e do hetimin parlamentar' nenvizoi Vokshi në një prononcim para gazetarëve.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana

AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana