TIRANË- Presidenti Ilir Meta do të thirret javën e ardhshme në mbledhjen e Komisionit Hetimor që mazhoranca ka ngritur për hetimin e tij. Meta do të thirret për t'u pyetur rreth dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Kuvendi ngriti Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës më 8 korrik, duke i lënë afat deri në 8 Tetor të vlerësojë nëse Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Komisioni drejtohet nga Ulsi Manja i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Komisioni ka nëntë anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita të cilët do të vendosin për shkeljet e Metës. 

Projekt Plani i hetimit ndaj Presidentit Meta