Komisioni i Disiplinës ndëshkon me
gjobë Teutën, Vllazninë dhe Burrelin

Koret ofenduese në ndeshjen mes Teutës dhe Partizanit e zhvilluar në Durrës ka marrë edhe ndëshkimin e Komisionit të Disiplinës në FSHF.

Teuta  për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj dënohet me gjobë me vlerë 50.000 lekë. Amadou Samb për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dënohet me 1 ndeshje pezullim.

Laçi për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj, paralajmërohet se në rast përsëritje do të jetë objekt i dënimeve bazuar në nenin 13 të KDS.

Vllaznia për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me gjobë  me vlerë  25.000 lekë. Burreli për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, dënohet me gjobë  me vlerë 25.000 lekë.


Vendimet e plota

KF “Teuta” , per sjellje te gabuar te spektatoreve te saj, denohet me gjobe me vlere 50.000 leke bazuar ne nenin 66.1 te KDS.

Lojtari i KF “Teuta”, Amadou Samb, per sjellje jo sporitve ndaj kundershtarit denohet me 1(nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/d te KDS.

KF “Laci”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, paralajmerohet se ne rast perseritje do te jete objekt i denimeve bazuar ne nenin 13 te KDS.

KF “Vllaznia” per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive, denohet me gjobe  me vlere  25.000 leke bazuar ne nenin 65.1 te KDS.

KF “Burreli” , per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive, denohet me gjobe  me vlere  25.000 leke bazuar ne nenin 65.1 dhe 136 te KDS.

KF “Butrinti” per hedhje te sendeve te forta brenda rrethimit te fushes se lojes pa shkaktuar akte te dhunes ose nderprerje te saj denohet me zhvillim  e 1(nje) ndeshje pa spektatore ne stadiumin e tij, bazuar ne nenin  66.3/a te KDS.

Lojtari i KF “Ada Velipoje”, Fatjon Hysa, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtare denohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/d te KDS.

Zevendes trajneri i KF “Himara”, Shpetim Imeraj, per sjellje ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1/a te KDS.

Lojtari i KF “Domozdova”, Klajdi Caushi dhe Lojtari i KF “Korabi”, Gerald Lleshi , per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtare denohen secili me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/d te KDS.

Tranjeri i KF “Permeti” , Kleo Sevo, per protesta me fjale ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjesh, denohet me2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1/a te KDS.

KF “Bylis” U19 per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Butrinti” U19 humbet ndeshjen ne tavoline me rezltatin 3-0 bazuar ne nenin 55 te KDS.

KF “Bylis”, per mosmarrje masash organizative me FC “Lushnja” date 02.03.2014  humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0  bazuar ne nenin 65.2 te KDS.

KF “Pogradeci” U19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Vllaznia” U19 humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55 te KDS.

KF “Pogradeci” U17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Vllaznia” U17 humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55 te KDS.

Lojtari i KF “Albpetrol” U17 ,Flavio Lakrori dhe lojtari i KF “Luftetari” U17 ,Ilia Bajo, per goditje ndaj lojtarit kundershtare denohet secili me nga 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/e te KDS.

Shqyrtimi i probleme te ndeshjes se Kampionatit Rajonal U17 “Divjaka A” me “Tole Alba” do te shyqrtohet mbledhjen e ardhshme pasi kerkohet raport me i plote nga zytaret e ndeshjes.

“Tirana As” futbolli femrave ,per mosparaqitje me ndeshjen e ekipit te “Vllaznise” futbolli i femrave humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0  bazuar ne nenin 55 te KDS. 
 
 Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot