TIRANE- Në mbledhjen e sotme e Komisionit të Ekonomisë nuk munguan batutat mes kryetarit të këtij Komisioni Erjon Braçe, dhe kryetarit të KLSH, Bujar Leskaj. E ndërsa mes tyre nuk munguan batutat për cigaren, rakinë e uiskin, ajo që ra në sy ishte fakti se deputeti Braçe shfaqet me syze.
 
“Pra në rastin kur arrestohet për një krim kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të rrijë më në detyrë sepse përndryshe i bie që ta drejtojë Kontrollin e Lartë të Shtetit nga burgu siç mendonte dhe një tjetër para dy muajsh, drejtonte institucionin e tij në burg, ky është shqetësimi që kam”, tha Braçe.
brace
 
“Ligji kroat në fakt e parashikon edhe këtë, mund të vendoset kur vepra penale parashikon një dënim po themi 1 muaj le ta themi ose dhe një javë vendoseni ju”, tha Leskaj.
 
“Po çfarëdolloj dënimi”, tha Braçe.
 
“Po pra çfarëdolloj, kur unë them një javë bëhet fjalë për çfarëdolloj vendimi, edhe në rast se shkel një rregull ekologjik për shembull pi cigare, për fat të mirë unë se pi cigaren, pi atë tjetrën rakinë dhe uiskin”, u shpreh Leskaj.
 
“Në fakt e keni moshën edhe për ti pirë ato , kshu që s’përbën shkelje ligji”, vijoi Braçe
 
“Jam i fortë për këto alkooliket unë zoti kryetar, do vazhdoj edhe ca vite”, u përgjigj Leskaj.
 
Ditën e sotme, Komisioni i Ekonomisë diskutoi dhe miratoi projektligjin që i jep KLSh të drejtë që të marrë çdo informacion që i duhet përveç ndërhyrjes në vetëdeklarime të bizneseve.
 
Redaksia Online
(shqiptarja.com)