Komisioni i Ekonomisë shtyn
rritjen e kontributeve

Komisioni i Ekonomisë shtyn<br />rritjen e kontributeve
TIRANE - Komisioni Kuvendor i Ekonomisë dhe Financave miratoi dje një projektligj, i cili shtyn për më 1 janar të vitit 2014 rritjen e kontributeve shëndetësore që duhet të derdhin me detyrim të vetëpunësuarit në Republikën e Shqipërisë.

"Kjo shtyrje bëhet për arsye të krijimit të infrastrukturës së nevojshme për zbatimin e këtyre dispozitave, për dhënien e mundësisë të shtimit të numrit të vetëpunësuarve në skemë, si edhe në vazhdim të objektivave qeveritare për të mbajtur taksa të ulëta", deklaroi në Komision Arjana Dyrmishi, drejtore e Politikave Fiskale në ministrinë e Financave.

Drafti parashikon të rriten me 45 për qind kontributet për 65 mijë të vetëpunësuar në të gjithë vendin dhe ky është miratuar nga mazhoranca aktuale që dy vjet më parë. Por hyrja në fuqi e tij ishte parashikuar në mars të këtij viti.

“Që kjo ka lidhje me fushatën elektorale, duket haptaz, sepse fare mirë këtë ndryshim në ligj, një qeveri e përgjegjshme, që ka për synim, siç thoni ju, mosrritjen e barrës së taksave, duhet ta kishte kryer që para dy vjetësh, kur e solli me rritje 45 për qind. Kjo ishte një arsye pse ne e votuam, që për të vetëpunësuarit, pjesërisht apo kryesisht, për gjithë biznesin e vogël, nuk mund ta pranojmë këtë barrë", u shpreh deputeti socialist Erjon Braçe.

"Ju nuk doni të bëni reformat për shkak të kostove. Reformat në fillim kanë kosto dhe pastaj merren përfitime, por ju nuk doni t'i merrni kostot", tha, nga ana e tij, deputeti tjetër socialist, ish-ministër i Financave Arben Malaj.

Paralelisht ,e këtë draft, Komisioni miratoi edhe një kontratë që i jep koncensionin e skanimit në dogana një kompanie private amerikane kundrejt tarifës së përcaktuar prej 39 eurosh, që do të paguhet nga subjektet. Marrëveshja, që i jep kompanisë 12 milionë euro në vit, parashikohet të ketë një afat prej 15 vjetësh, që, në total, e çon koston e këtij shërbimi në 180 milionë euro.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë