Komisioni i Ekonomisë/ Investimet Strategjike, afati i aplikimeve shtyhet deri më 2026! PD: Favorizon klientët e Qeverisë

Komisioni i Ekonomisë/ Investimet Strategjike, afati i aplikimeve shtyhet deri më 2026! PD: Favorizon klientët e Qeverisë

Moment nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë

Komisioni i Ekonomisë i miratoi sot (28 Janar) vetëm me votat e socialistëve, ndryshimet në ligjin e investimeve strategjike, që shtyn afatin e aplikimeve deri në 31 Dhjetor 2026. 

Propozuesja e kësaj nisme, deputetja Pranvera Resulaj, e konsideron si një mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa PD e quajti ligj klientelist e grabitqar, pasi favorizonte vetëm klientët afër Qeverisë.

Mazhoranca e cilëson si një synim për tërheqjen e investimeve nga sipërmarrës vendas dhe të huaj.

Ndryshimi i miratuar sot, që pritet të diskutohet dhe miratohet në seancë plenare, parashikon zgjatjen e afatit për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese që dëshirojnë të përfitojnë lehtësirat e parashikuara nga ligji “Për investimet strategjike”.

Resulaj tha se, “paketa e plotë ligjore u hartua në vitin 2015 si një paketë pilot që do t’i jepte një zgjidhje të mëtejshme projekteve në sektor strategjik të përcaktuar sipas këtij ligji”.

“Nga viti 2016 e deri tani janë trajtuar 117 projekte investimi nga AIDA prej të cilave: 55 kanë përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar 29 projekte janë në fazë vlerësimi. Sa i takon projekteve të parashikuara deri në vitin 2030, pritet që ato të arrijnë një vlerë investimi prej 2.7 miliardë euro dhe të sigurojnë çeljen e 24 323 vendeve të reja pune”, tha Resulaj. 

Gjithashtu shtoi se ka një interes shumë të lartë të subjekteve për investime, dhe fluksi dhe stoku i investimeve të huaja në vend janë në shifrat më të larta krahasuar me 10-vjeçarin e fundit.

“Qëllimi i ndryshimeve ligjore është tërheqja e investimeve strategjike dhe mbështetja për investitorët vendas dhe të huaj. Kjo përfshin edhe lehtësimin e procedurave për investimet strategjike dhe mundësinë e aplikimit për këtë status në të gjitha sektorët e ekonomisë. Një aspekt i rëndësishëm i ndryshimeve është zgjatja e afatit deri më 31 dhjetor 2026 nga 31 dhjetor 2024 që ishte parashikuar më parë, për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese që dëshirojnë të përfitojnë nga këto lehtësira”, u shpreh Resulaj.

Deputet e opozitës, shprehën shqetësim se këto ndryshime në ligj për të 6-ën herë, nuk favorizojnë projekte në sektorë strategjike të ekonomisë, por mund të favorizojnë ndërtimin nga njerëz afër qeverisë të objekteve në zona të ndryshme të vendit, bregdet apo së fundi në zonat malore ku toka jepet falas ose me 1 euro.

Drejtuesja e AIDA-s, Laura Saro, theksoi se ndërtimi për banesa nuk përfiton nga lehtësirat që ofron ky ligj, duke sqaruar se investimet strategjike që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë janë të shumta dhe kanë sjellë një impakt të rëndësishëm në ekonomi.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë