TIRANE - Komisioni i Ekonomisë ka vendosur që të mos heqë akcizën për pijet energjike, siç u propozua nga qeveria, por ka zgjedhur që ta ulë atë nga 50 në 30 lekë për litër. Kreu i këtij Komisioni, deputeti Erjon Braçe tha se për pijet energjike do të paguhet akcizë, ashtu si edhe vendet e tjera të BE, por do të ketë një nivel të taksimit sipas standardeve evropiane. Në relacionin e paraqitur më parë, qeveria propozoi heqjen e akcizës për pijet energjike, pasi për shkak të elementëve të shumtë teknikë, deri më tani nuk është bërë një administrim i mirë i situatës.
“Pijet energjike do të vijojnë të taksohen me akcizë. Por do të ketë ridimensionim të akcizës për këto pije sipas standardeve të BE-së. Akciza do të jetë 30 lekë për litër”, u shpreh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.
Në mbledhjen e sotme Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka diskutuar dhe miratuar raportet e komisioneve të tjera kuvendore, në lidhje me kërkesat për ndryshime në projektbuxhetin e vitit 2015, duke shënuar mbledhjen e fundit të diskutimeve.
Kështu, për Ministrinë e Shëndetësisë ka një shtesë të buxhetit me 162.564 lekë për të përmirësuar shërbimin e Urgjencës, Ministria e Bujqësisë ka një shtesë të buxhetit me 70 milionë lekë për të përballuar sëmundjet në bujqësi, 10 milionë lekë kanë kaluar për Presidentin e Republikës, 50 milionë lekë për Kuvendin për mirë funksionimin e tij, 3 milionë lekë për ILDKP, për Ministrinë e Drejtësisë janë miratuar 70 mln lekë shtesë. Ndërkaq, u miratua nen për nen, buxheti 2015.
Ndërkaq, deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima i propozoi ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, që të ketë edhe një shtesë fondi për Institutin e Ndërtimit. Sipas deputetit “Instituti i Ndërtimit ka bërë disa punë të rëndësishme gjatë viteve të fundit, dhe propozoj që t’i jepen 5 mln lekë mbështetje pasi ata kanë nevojë për pagat e tyre”.
Pas kësaj, raporti përfundimtar i komisioneve parlamentare do të paraqitet për votim në seancën plenare të së enjtes, ku do të diskutohet nen për nen projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin 2015, drafte të miratuara 10 ditë më parë në parim vetëm me votat e maxhorancës.
/Shqiptarja.com

VIDEO