Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, nuk është paraqitur edhe sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës, ku ishte thirrur të jepte shpjegime mbi vjedhjen e 713 milionëve lekëve nga kjo Bankë.
Erjon Braçe, Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, u shpreh mjaft i irrituar nga ky refuzim i dytë i Inspektores Golemi, që nuk u paraqit edhe një ditë më parë para komisionit. Në fjalën e tij, Braçe tha se Golemi po sfidon insitucionin më të lartë ligjvënës në vend. "Është e pa recedent që një nëpunëse e Bankës së Shqipërisë të refuzoje për dy herë rresht të jetë e pranishme në një seancën dëgjimore per Bankën e Shqipërisë. Nëpunësja e emëruar pikërisht nga Kuvendi, po sfidon insituticonin më të lartë ligjvënës në vend dhe për këtë duhen marrë masa", theksoi ai. Braçe bëri të ditur gjithashtu se ka dërguar një letër zyrtare pranë Kryesisë së Kuvendit për të vijuar masat e parashikuara nga ligji për këtë rast.
Sakaq, Elivar Golemi, Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, një ditë më parë bëri të ditur përmes një letre zyrtare drejtuar Kuvendit se pozicioni që ajo mbulonte nuk i jepte të drejtën ligjore të përfaqësonte Bankën e Shqipërisë pranë Kuvendit të Shqipërisë, prandaj ajo u shpreh e gatshme t'i përgjigjej me shkrim çfarëdo lloj pyetje që Kuvendi do t'i kërkonte asaj. Kësaj letre Braçe iu përgjigj duke sjelle si argument ligjin për Bankën e Shqipërisë, ku disa pika parashikojnë masa ndaj nëpunësve të cilët refuzojnë të marrin pjesë në seanca dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë.
Më herët, në Komisionin e Ekonomisë edhe Financave mori pjesë në një seancë dëgjimore, Ish-Inspektoria e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Teuta Baleta. Ajo interesit të deputetëve iu përgjigj për rreth 1 orë, edhe pse është larguar nga detyra në vitin 2010 dhe emri i saj nuk është i përfshirë në hetimet lidhur me vjedhjen e 713 milion lekëve në Bankën e Shqipërisë, ngjarje e zbuluar qershorin e këtij viti.
Baleta në fjalën e saj solli në vëmendje problematikat që ka hasur në kohën që ajo drejtonte këtë institucion (2006-2011). Ish-inspektorja tha gjithashtu se në Bankën e Shqipërisë kufizohej dhënia e informacionit për inspektorët në kuadër të auditimit në këtë institucion. "Nga njësi të ndryshme na kufizohej informacioni, ose nuk jepej fare. Merrej përsipër edhe fakti nëse informacioni i dhënë është ose jo i mjaftueshëm. U cenuan kompetencat e inspektorit për të organizuar funksionin e auditimit", tha Baleta, e cila theksoi se në kohën kur ajo punonte në BSH nuk janë zbatuar disa rekomandime për audituesit, qofshin ato edhe nga FMN.
Baleta solli në vëmendje mungesën e trajnimeve si një faktor që pengoi rritjen profesionale të disa prej punonjësve. Më tej ajo tregoi se ka pasur vonesa të pakuptimta në strukturimin e departamentit të auditimit dhe se për rreth 1 vit e gjysmë ajo ka kërkuar të përforcojë auditimin e brendshëm përmes një filtri të dytë.
Javën e ardhshme, në Komision do të thirret për herë të dytë edhe guvernatori Ardian Fullani. /ATSH/
/Shqiptarja.com