Komisioni i Ekonomisë "OK" p/ligjit 
për Këshillin Ekonomik Kombëta

TIRANË - Projektligji për ngritjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar ka kaluar nen për nen në Komisionin e Ekonomisë, duke ndryshuar dy pika në të. Për të shmangur abuzimet që mund të vijnë prej faktit se punonjësit e KEK paguhen përmes fondeve të Biznesmenëve, ashtu si vetë KEK, komisioni vendosi që të shtojë nenet e posaçme për konfliktin e interesit. Nga ana tjetër, u vendos që mbledhjet e këshillit Ekonomik të bëhen me dyer të hapura.

Projektligji në fjalë ka pasur debate gjatë diskutimeve nëpër komisione të ndryshme herët e shkuara, ku deputetë të ndryshëm kanë ngritur problemin e konflikteve të interesit, meqenëse KEK do të financohet nga fondet e biznesmenëve pjesëmarrës në të.

Këshilli ekonomik kombëtar zëvendëson duke zhbërë Këshillin konsultativ të Biznesit, krijuar në 2006 nga Mazhoranca demokratike, dhe është një organ i karakterit konsultativ, që ka për qëllim të krijojë një klimë bashkëpunimi mes bizneseve dhe qeverisë. Këtë këshill e kryeson vetë Kryeministri Edi Rama.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove