Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime

TIRANË - Komisioni i Ekonomisë dhe Financave thirr në seancë dëgjimore Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për të diskutuar mbi rregulloren e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme. Kërkesa vjen për shkak se janë rritur çmimet e sigurimit të makinave pasi merren në konsideratë disa faktorë risku.

Edhe deputeti Erion Braçe e ngriti si shqetësim në Komision se qytetarët po përballen me një rritje çmimesh në tregun e sigurimit të makinave, e cila është e paqartë. Për këtë ngre nevojën e një seance dëgjimore. Me këtë ka qenë dakord edhe kreu i Komisionit, Eduard Shalsi.

Braçe : Ka një shqetësim shumë të madh nga qytetarët që po përballen me rritje të çmimeve. Shoqatat nuk japin shpjegime të qarta se çfarë po ndodh në treg. Situata mbetet e paqartë dhe e ka sjellë vetë rregullorja e miratuar nga AMF që jep parime, dhe në aneksin e saj ajo e përmbys rregulloren. Shqetësimi është i madh sidomos tek mjetet e punës që janë në vështirësi të madhe, janë mjete të vjetra dhe me fuqi më të madhe se mjetet e tjera, dhe çmimi ju është rritur mbi logjikën. Duhet patjetër një seancë dëgjimore për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Shalsi : Plotësisht dakord sa më shpejt të jetë e mundur, dhe nëse është e nevojshme të thërrasim edhe grupet e interesit.

Braçe : Para se të vijnë në seancë të na sjellin krahasimet për çmimet e sigurimeve, si ishin para rregullores dhe si janë tani.

Lajmi ne perditesim...

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Zjarri i një dite më parë në katin e katërt të një ndërtese në 'Komunën e Parisit', Policia: Janë djegur zyrat e një banke të nivelit të dytë dhe një restorant

Tiranë/ Zjarri i një dite më parë në katin e katërt të një ndërtese në 'Komunën e Parisit', Policia: Janë djegur zyrat e një banke të nivelit të dytë dhe një restorant