TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu është shprehur gjatë komisionit të ekonomisë në PD se projekt-buxheti 2015 do ndikojë në staniacion apo rënie ekonomike.
 
Sipas tij duke iu referuar investimeve në infrastrukturë, ky projekt-buxhet parashikon së qytetarët do të paguajnë më tepër, por nuk do të marrin asgjë.
 
“Nënvizoj një aspekt të rëndësishëm se vetëm investimet në infrastrukturë ndihmojnë në rritjen ekonomike, kjo ishte ndër pikat që dha FMN këtë tetor në Uashington.”- u shpreh Shehu.
 
Më tej ai shton se deri para një viti mesatarisht është investuar ¼ e buxhetit,ndërsa këtë vit investimet biejenë me rreth 4.3%.
 
Sherefedin Shehu thekson se projekte me rendësi kombëtare janë stopuar, duke përmendur se nuk është folur për boshtin e jugut, ai shton se për rrugën e Dibrës thuhet se do e bëjë Kina, por asnjë lek nuk është shpërndarë.
 
“Infrastruktura nuk është më prioritet, e shikojmë qartë në këtë projektbuxhet. Ka 3 miliardë lekë më pak investime në infrastrukturë.”- thotë Shehu, ndërsa më pas ai vlerëson se “Qeveria jo vetëm që hoqi nga lista projektet-kombëtare, por i zëvendësoi ato me investime të karakterit kozmetik, që nuk japin impakt në zhvillimin ekonomik. Si gjelbërimi i rrugës Tiranë-Rinas, por ka një projekt të madh për gjelbërimin e rrugës nga Plepat deri në Vlorë.”
 
Sipas tij, kjo bëhet pasi qeveria i kushton më tepër vëmendje tenderave dhe se kush do i marrë paratë.
 
Deputeti Shehu u ndal gjithashtu edhe te fondet për qeveritë lokale ku theksoi se nuk janë dhënë.  Sipas tij Fondi i zhvillimit të Rajoneve është bërë fondi i Kryeministrit dhe Kreut të Kuvendit duke i çuar vetëm në Berat e Skrapar dhe për qendrat e qyteteve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)