Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, 10 muaj afat, 11 anëtarë! Socialistët ia besojnë drejtimin Fatmir Xhafajt! ‘Monitorim’ nga ndërkombëtarët, ja objekti

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, 10 muaj afat, 11 anëtarë! Socialistët ia besojnë drejtimin Fatmir Xhafajt! ‘Monitorim’ nga ndërkombëtarët, ja objekti

Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Komisioni i Posaçëm Antikorupsion do të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Kryetari i komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mazhoranca ia ka besuar Fatmir Xhafajt drejtimin e këtij komisioni me një afat 10 mujor.

“Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare. Komisioni si rregull do të përbëhet nga Kryetarë dhe Zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2).Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit”, thuhet në pr.vendim.

Objekti i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Komisioni i Posaçëm në zbatim të rezolutës së Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, me synim:

1) Përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet

2) Thellimin e luftës kundër korrupsionit

3) Forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke patur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij që përmes një procesi publik, gjithëpërfshirës e transparent, mbështetur në mekanizmat, rregullat dhe procedurat përkatëse parlamentare dhe me angazhimin e kontributin aktiv të ekspertizës më të mirë vendase dhe ndërkombëtare të realizojë:

i) Një vlerësim / analizë të situatës aktuale në të tre fushat, duke u mbështetur kryesisht në gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në raportet e Bashkimit Evropian, përmes një angazhimi gjithëpërfshirës me institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore, agjencitë ekzekutive e ato publike të pavarura, institucionet e sistemit të drejtësisë, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, subjekte të tjera të interesuara, organizatat e shoqërisë civile dhe vetë opinionin publik;

ii) Hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për adresimin e sfidave përkatëse në këto fusha, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse;

Pjesëmarrëse edhe qeveria

Në komision pjesëmarrëse do të jetë dhe qeveria. Këshilli i Ministrave mund të përfaqësohet në veprimtaritë e Komisionit me pjesëmarrjen e ministrit të shtetit dhe (1) Kryenegociator, për (2) Marrëdhëniet me Parlamentin, për (3) Antikorrupsionin dhe Administratën Publike dhe për (4) Pushtetin Vendor, të cilët do të mund të japin opinionet e tyre për çështje të caktuara, si edhe të kontribuojnë përmes ekspertëve të tyre.

Monitorim nga ndërkombëtarët

Në punën e komisionit, parashikohet të përfshihen edhe ndërkombëtarët.

“Komisioni i Posaçëm për të garantuar një proces objektiv dhe në standardet më të mira ndërkombëtare dhe plotësisht në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, fton ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, domosdoshmërisht të aleatëve tanë strategjike, si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke krijuar mundësinë dhe pjesëmarrjen aktive të tyre përmes ekipeve të monitorimit dhe asistencës teknike”, thuhet në pr.vendim.

Grup pune me ekspertë ndërkombëtarë

Pranë Komisionit të Posaçëm,është parashikuar të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjensitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes.

"Grupi i ekspertëve do të organizohet në 3 nëngrupe që do të angazhohen për 3 fushat e objektit të veprimtarisë së këtij komisioni. Ekspertët do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat e tyre të veprimtarisë në procesin e kryerjes së analizës dhe hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale" thuhet në pr/vendim.

Komisioni mund të ftojë për konsultime për çështje specifike edhe agjenci dhe ekspertë të tjerë vendas e ndërkombëtarë të mirënjohur në fushat përkatëse.

Seanca dëgjimore

Komisioni parashikon seanca dëgjimore me  qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike dhe me Agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, që kanë objekt të veprimtarisë së tyre luftën ndaj korrupsionit, administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo mbikëqyrjen e tregut, regjistrimin e administrimin e pronës

“Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me temat objekt pune të këtij komisioni me: i) Institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë; ii) Institucionet e sistemit të drejtësisë; iii) Institucionet publike të pavarura të krijuara nga Kuvendi; iv) Agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, që kanë objekt të veprimtarisë së tyre luftën ndaj korrupsionit, administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo mbikqyrjen e tregut, rregjistrimin e administrimin e pronës etj.; v) Ekspertë të mirënjohur të fushave përkatëse; v) Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit; vi) Pedagogë e studentë; viii) Përfaqësues të organizatave të specializuara brenda e jashtë vendit' thuhet në pr/vendim.

Në bazë të këtij pr/vendimi anëtarët e këtij komisioni janë  
Klotilda Bushka - Kryetare (PS), Dhurata Çupi (Tyli) - Zëvendëskryetare (PD) - Nga Komisioni i Ligjeve 
Jorida Tabaku - Kryetare (PD), Etilda Gjonaj - Zëvendëskryetare (PS) - Nga Komisioni i Ekonomisë 
Flutura Açka - Kryetare (PD), Evis Kushi- Zëvendëskryetare (PS), - Nga Komisioni i Edukimit
Eduard Shalsi - Kryetar (PS), Sorina Koti - Zëvendëskryetare (PD) - Nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat:
Këshilli i Integrimit Evropian: Jorida Tabaku dhe Toni Gogu

Pr/vendimin për ngritjen e komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 01/06/2024 18:29

    Nese dretimin e Komisionit Antikorrupsion e merr njeriu i ndershem Fatmir Xhafa, ne kemi besim se ne Shqiperi do te kete spastrime te metejshme ne nje administrate te kalbur nga korrupsioni.

    Përgjigju
    • Komisioni: 04/10/2024 16:43

      Me i ndershmi hahahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’

Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’