Komisioni i Posaçëm për Korrupsionin/ Toni Gogu: Nëse opozita abstenon, shans i humbur për të! Në Kuvend do bëhet llogaridhënia

Deputeti socialist Toni Gogu ishte i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj këtë pasdite.

Gogu solli në vëmendje propozimin e PS-së për komisionin e posaçëm në parlament për t’i dhënë fund korrupsionit.

'Si forcë qeverisëse e kemi filluar me reformën në drejtësi si gjëja kryesore që i nevojitet shoqërisë qeveritare. Nuk ka më njerëz që janë të përkëdhelur nga ligji. Pavarësisht nga pushteti që kanë ushtruar. Korrupsioni mbetet sfidë për të gjithë shoqërinë. PS si forca e cila reformoi sistemin e drejtësisë, gati 1000 shërbime që ofrohen pa sportele, pa vonesa pa radha, në transparencë të plotë, kemi ardhur përpara kolegëve të tjerë parlamentar për të çuar më tej këtë reformë që ka të bëjë me anëtarësimin në familjen evropiane', tha Gogu.

Gogu fton opozitën të bëhet pjesë pasi përndryshe do ishte një shans i humbur.

‘Nëse opozita abstenon ka humbur një shans, por nuk ma do mendja se do jenë pasiv. Problematika është reale. Çfarë jemi duke kërkuar? Të njëjtën gjë që i kërkuam për reformën në drejtësi. I zgjatëm dorën dhe i thamë hajde bëjmë reformën. Ku të mos ketë më të paprekshëm. Ejani që të bëjmë një mirëqeverisje. Të gjitha institucionet shqiptare, i gjithë shteti ka një sërë angazhimesh në luftën ndaj korrupsionit, në transparencë. Kjo është ftesa, ejani së bashku si çdo institucion duhet të angazhohet në luftë’, shton Gogu.

Në Komisionin e Posaçëm sipas Gogut pritet të ketë raportime ku të vihet theksi tek korrupsioni në çdo qelizë institucionale.

‘Këto janë raportime në zbatim të ligjeve organike, ku Kuvendi është organi më i lartë sa i takon kontrolli kushtetues. Kuvendi shpërndan pushtetet dhe bëhet llogaridhënia, përveç gjyqësorit. Korrupsioni vazhdon të jetë problem endemik. Qasja duhet të jetë holistike.

Detyra është që gjithë shteti shqiptar të ngrihet në luftë ndaj korrupsionit. Kemi bërë progres të mirë ndaj pandëshkueshmërisë. Parlamenti për çështje madhore si kjo ngre dhe komisione të posaçme. Detyra është madhore. Të hënën do ballafaqohemi në seancë dhe do mësoni më shumë pse të ngrihet ky komision.’

Ndërkohë,deputeti socialist komentoi edhe paraqitjen e Dumanit në Komisionin e Ligjeve ditën e djeshme duke e quajtur një raportim si gjithë krerët e institucioneve të tjera në atë Komision.

'Ai është një raportim si gjithë institucionet e tjera. do vijnë kryetarët e këshillave përkatës, vjen kryetari i Autoritetit të Dosjeve. Ishte një mbledhje e dy komisioneve. Ishte dhe Komisioni i Sigurisë, që kishte kërkuar një interpelancë me zotin Dumani. Ai përgëzoi punën e policisë dhe shprehu zhgënjimin që drejtues të caktuar rezultojnë që kanë bashkëpunuar me krimin dhe po ballafaqohen me krimin. Një raportim vjetor. Një mbledhje e gjatë ku shumica me qasje tejet konstruktive. Shqetësimi i shumicës socialiste është si të funksionojë më mirë.'

Gogu vlerëson punën e SPAK në renditjen e prioriteteve në çështjet që trajton dhe lidhur me planin strategjik të Prokurorisë së Posaçme.

'Pashë që kishte mendim strategjik. Në kushtet e burimeve dhe kohës së kufizuar, pashë që ata kanë caktuar prioritete, në morinë e çështjeve ata kuptojnë fare mirë, mezi pres të shikoj planin strategjik. Aty tregojnë si do veprojnë me çështjet e mbartura.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
Raportimi i Dumanit tek 'Ligjet', deputeti Toni Gogu: Raportoi si gjithë të tjerët! PS nuk ka frikë, e sollëm drejtësinë në këtë pikë

 

Sa i përket raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani në komisionin e ligjeve, deputeti socialist Toni Gogu u shpreh për Arbër Hitajn në 'Studio Live', se kishte një qasje konstruktive, por ishte një raportim siç e kanë bërë dhe krerë të tjerë institucionesh në Komisionin e Ligjeve.

'Ai është një raportim si gjithë institucionet e tjera. do vijnë kryetarët e këshillave përkatës, vjen kryetari i Autoritetit të Dosjeve. Ishte një mbledhje e dy komisioneve. Ishte dhe Komisioni i Sigurisë, që kishte kërkuar një interpelancë me zotin Dumani. Ai përgëzoi punën e policisë dhe shprehu zhgënjimin që drejtues të caktuar rezultojnë që kanë bashkëpunuar me krimin dhe po ballafaqohen me krimin. Një raportim vjetor. Një mbledhje e gjatë ku shumica me qasje tejet konstruktive. Shqetësimi i shumicës socialiste është si të funksionojë më mirë.'

Gogu vlerëson punën e SPAK në renditjen e prioriteteve në çështjet që trajton dhe lidhur me planin strategjik të Prokurorisë së Posaçme.

'Pashë që kishte mendim strategjik. Në kushtet e burimeve dhe kohës së kufizuar, pashë që ata kanë caktuar prioritete, në morinë e çështjeve ata kuptojnë fare mirë, mezi pres të shikoj planin strategjik. Aty tregojnë si do veprojnë me çështjet e mbartura.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë