Komisioni i Shëndetësisë, gratë e
parlamentit në sherr banal për Beqajn

Komisioni i Shëndetësisë, gratë e<br />parlamentit në sherr banal për Beqajn
Sa herë femrat kërkojnë shtimin e kuotave gjinore në favor të tyre në vendimmarrje, argumenti kryesor që përdorin është se femrat e përmirësojnë realitetin politik. Por Komisioni i Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë është dëshmi e të kundërtës, ku dy femra drejtuese, çdo mbledhje e degradojnë në sherr banal mes njëra-tjetrës.

Albana Vokshi, kryetare e komisionit, dhe Klodjana Spahiu, nënkryetare kanë mbajtur dje peng punën e komisionit për më shumë se një orë, në një debat mes njëra-tjetrës të karakterizuar nga mungesa e etikës dhe etiketimeve personale.

Gjithçka nisi, pasi Vokshi e quajti të paarsyeshme mungesën e Ilir Beqajt si ministër shëndetësie për të raportuar mbi Check Up-et.

Por kundërvënia ndaj ministrit nuk i ka pëlqyer socialistet Spahiu, e cila, duke mbrojtur ministrin, tha se Vokshi ka një problem personal me Beqajn. Debati një orësh u shndërrua në një zhurmnajë, ku të dyja ligjvënëset “morën peng” mikrofonat.

Ja një pjesë e debateve në Komision:
Albana Vokshi: Ja kemi dërguar në të gjitha mënyrat që të hënën ministrit kërkesën. Ne jemi përpara refuzimit të ministrit për të dhënë shpjegimet e duhura, për atë që ne e quajmë një nga tre koncesionet më abuzive të kësaj qeverie. Me koncesionit e Check Up-it shpërndan në mënyrë korruptive paratë e shqiptarëve.
Eduard Bejko: Pika e parë e rendit të ditës është arbitrare. Ne nuk duhet të shqetësohemi për zgjerimin  e fashës. Ju e politizoni çështjen. T’i lëmë këto shou politike, kur nuk e kemi palën ballafaquese nuk kemi pse baltosim këtu.
Albana Vokshi: Mungesa e ministrit është e frikshme. Mos mbroni atë që nuk mbrohet, se jeni mjekë.
Klodiana Spahiu: Po çfarë po bën moj? Pse nuk ma jep fjalën për procedurë? Uaaa, po qetësohu mi, pak. Qetësohu!
Albana Vokshi: Mos më ndërprit!
Klodiana Spahiu: Unë të respektoj më shumë se ç’duhet. Më jep fjalën.
Albana Vokshi: E di që ke marrë detyrën me telefon dhe erdhe, por prit tani. Duhet të shqetësoheni pse miliona euro nuk shkojnë tek Onkologjiku.
Klodiana Spahiu: Po si ka mundësi që kur ka kamera axhutohesh kaq shumë moj e dashur? Qetësohu, mi pak. Mblidhe veten. Ke tre ditë që ke zënë ekranet, a ka mundësi të ma japësh pak fjalën?
Albana Vokshi: E ke shqetësim ti këtë?
Klodiana Spahiu: Jo, moj, unë kënaqem kur flet ti.
Albana Vokshi: Hesht, ta jap unë fjalën. Mos bëj zhurmë. Dëgjo ku e ka shkelur qeveria rregulloren. A keni dinjitet apo jo? 
Klodiana Spahiu: Ti po bën krim, dhe duhet të të vrasë ndërgjegjja. Se nuk ka dalë asnjë mjek të thotë këtë që thua ti?
Albana Vokshi: Qenke sëmurë. Ik bëj një Check Up tek Iliri.
Klodiana Spahiu: E vetmja që në del kundër Check Up-it në Republikën e Shqipërisë, je ti. Për këtë do të mbash përgjegjësi. Do të vrasë ndërgjegjja gjithë jetën tënde.
Albana Vokshi: Nuk më impresionon me këto gjëra që thua. Mos thuaj gjëra të sforcuara që i ke marrë me celular e dashur.
Klodiana Spahiu: Unë i them se i ndjej.
Albana Vokshi: Hesht! Ki respekt moj? Je apo nuk je grua?
Klodiana Spahiu: Më jep fjalën. S’ do të pres ty...
Albana Vokshi: Po sigurisht që do të flasësh kur të ta jap unë fjalën. Jam unë kryetare. Ti nuk bëhesh dot kryetare.
Klodiana Spahiu: Po nuk dua moj të bëhem kryetare.
Albana Vokshi: Kur të të bëjë partia jote kryetare, drejto ti. Do shumë po s’të bën njeri.
Klodiana Spahiu: Faleminderit shumë, nuk dua hiç. E dashur, kryetare. Të lutem qetësohu. Sot kemi ardhur për nismën e kolegut Omer Mamo. A mund të merremi me këtë çështje?
Albana Vokshi: Nuk më impresionon dot, Klodi. Mos mbro një gjë që nuk e mbron dot, të lutem.
Klodiana Spahiu: Po nuk po mbroj njeri. Ministri do të gjejë kohën e duhur e do të vijë të japë përgjigjet e duhura. Keni dalë e u keni thënë njerëzve që ata analiza nuk bëhen, bëhen gabim. Bëni krim njerëzor.
Albana Vokshi: Pse, nuk dalin gabim? Po tha kryeministri “ka dalë burri me barrë”. Tani? Ai e ka pranuar vetë.
Klodiana Spahiu: Kjo është propagandë e shëmtuar dhe e turpshme. Këto i bëni nga injoranca. Dëgjo, ti e ke personale me Ilir Beqjan e dashur!
Albana Vokshi: Ou, ashtu të tha Ilir ty? Klodi, e mbarove detyrën që të dha Rama dhe Beqja?
Klodiana Spahiu: Mua nuk mi jep detyrat askush.
Albana Vokshi: Po se të njoh mirë, dhe e di që nuk flet askush nëse nuk të thonë ata.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)