Komisioni i Shëndetësisë: Në vitin 2017 janë diagnostikuar 135 fëmijë me autizëm

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar mbledhja në komisionin e Shëndetësisë. Është mbajtur një dëgjesë për autizmin dhe  për rastet të prekur nga autizmi për vitin 2017.
Në komision ishin të pranishëm deputetë të LSI, por shihej mungesa e deputetëve të partisë Demokratike. I pranishëm ishte Halim Kosova pa minuta më vonë u bashkua dhe deputetja e PD Rudina Hajradaj
Në vitin 2017 janë diagnostikuar 135 fëmijë me autizëm.
2 prilli ishte Dita ndërkombëtare e Autizmit. Autizmi është çrregullim i zhvillimit i cili paraqitet në fëmijërinë e hershme. Çrregullimi karakterizohet me pengesa në planin verbal (në të folur), komunikim të dobët, mungesë të interesit për botën për rreth dhe paaftësi për aktivitete shoqërore. Autistët shpesh përshkruhen si persona të cilët janë në botën e vet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia