"Mosmiratimi i rregullores është zhgënjimi im i vetëm. Është një çështje që duhet të kishte kaluar në KQZ që në 26 dhjetor. Dua të them që ishte prioritet në punën time gjetja e mënyrës për miratimin e saj. KQZ ka bërë progres. Fatkeqësisht për nenet 4 dhe 12 të rregullores, për të cilat unë mendoja se kisha gjetur konsensusin e palëve gjatë hartimit, gjatë diskutimit në mbledhje ai konsensus ishte zhdukur.
Unë nuk jam në pozicionin e negociatorit mes 2 partive kryesore në Shqipëri, por jam këtu për të dhënë këshilla ligjore. Pjesa tjetër e rregullores duhet të kalojë. Por për këtë duhet të zhbllokohet situata për 2 nenet problematike, dhe partitë të gjejnë konsensusin", deklaroi Masters.
Sipas tij, ekzistojnë të gjitha mundësitë që kjo shtatëshe anëtarësh të arrijë standardet aq shumë të kërkuara në zgjedhje nga ndërkombëtarët. "Puna në KQZ po ecën mirë. Shpresoj që kjo punë të çojë drejt vendimmarrjeve që do të garantojnë zgjedhje të mira. Zgjedhje që shpresoj të përmbushin standardet ndërkombëtare në kontekstin e ndershmërisë, transparencës dhe demokracisë", shprehet Masters.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)