Basha pas takimit me 'Venecian': Krizë politike e kushtetuese! Opozita do përballet me 'pengmarrësit e vendit'

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka riktheksuar edhe njëherë pas përfundimit të takimit me Komisionin e Venecias se vendi është në krizë të thellë politike dhe kushtetuese dhe se se duhen zgjedhje të lira dhe një parlament i dalë nga vota e qytetarëve për të dalë nga kjo krizë.Basha tha se qeveria miratoi një sërë masash të reja ligjore pa pritur mbërritjen në Shqipëri të Komisionit të Venecias, duke kërcënuar edhe njëherë pronën, jetën dhe të drejtat e qytetarëve.

Kreu i PD deklaroi se nëse pala tjetër do vazhdojë të vendosë interesat e pushtetit të vet kundër qytetarëve, opozita do të marrë vendimet për t'u përballur me ata që ai i konsideroi si 'pengmarrës të vendit'. "Takimi me ekspertët  e Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Lëvizjet që e tregojnë këtë janë miratimi pa pritur opinionin e Venecias të masave të tjera që çojnë në kapjen e shtetit. Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, prona dhe jeta është e kërcënuar sepse shteti sot nuk është i shqiptarëve por i një grupi oligarkësh dhe kriminelësh që së bashku kanë kapur zgjedhjet parlamentin, bashkitë, gjykatat. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shtetit shqiptar. Ndaj me komisionin e Venecias diskutuam për problematikën që është rënduar nga muaji në muaj. Rruga e daljes është e qartë, të kthehet legjitimiteti i institucioneve, të kemi një parlament që del nga vota e qytetarëve, një parlament dhe një qeveri që e ka fatin të lidhur me qytetarët do i shërbejë qytetarëve. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve. Do vazhdojmë me Shqipërinë e 12 kriminelëve dhe oligarkëve apo do kthejmë Shqipërinë e shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira.

Zgjidhja që ne kërkojmë nuk e duam për veten tonë. Në sakrifikuam gjithçka për t'i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do vendosë interesat e pushtetit të vet kundër atyre të qytetarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t'u përballur me një grup njerëzish që ka marrë peng vendin", u shpreh Basha.

Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe ish deputeti Oerd Bylykbashi. Në qendër të diskutimeve ishte çështja e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas precedentit Arta Vorpsit, e cila ishte dhe 'shkaku' që solli miratimin e ligjit në Kuvend, ku presidentit i vendoset një afat kohor për të thirrur në ceremoninë e betimi anëtarët e gjykatës Kushtetuese. Me ligjin e ri që u miratua më 12 janar në parlament me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.

1581666492_vasili.jpeg

Petrit Vasili

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 14/02/2020 14:12

    Po ku je ore Vasil se na thave syte kishim kohe pa te pare

    Përgjigju
  • Saliu: 14/02/2020 13:43

    O te mjeret sa qesharak jane hahah shikojeni more cfar kalbesirash jane petrit vajsili me shoke si kerrma te dekompozuara hahaha

    Përgjigju
  • AltinTop: 14/02/2020 10:57

    Ore pse nuk na thua qe komisioni ju a tha ne surrat ty dhe presidentit qe keni zgjedh rrugen e gabuar....dhe thjeshte jeni nje grup njerezish pa asnje aftesi per te bere politike.

    Përgjigju
    • Arbëri: 14/02/2020 12:47

      Bravo Altin Top!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër