Komisioni miraton Këshillin
Ekonomik, drejtohet nga Rama

Komisioni miraton Këshillin<br />Ekonomik, drejtohet nga Rama
TIRANE- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar ditën e djeshme projektligjin për Këshillin Ekonomik Kombëtar. Ky Këshill do të ketë 20 anëtarë dhe kryetar kryeministrin Edi Rama. Ai krijohet pas shkrirjes së Këshillit të vjetër Konsultativ të Biznesit. Zëvendëskryetar i Këshillit Ekonomik do të jetë ministri i Ekonomisë.

Ky institucion krijohet për garantimin e bashkëpunimit institucional dhe të partneritetit publik - privat për zhvillimin e politikave ekonomike, për garantimin e dialogut dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen publike dhe përfaqësimin e sektorit privat në këtë proces. KEK do të organizojë takime periodike, duke u mbledhur çdo muaj në ambientet e ndërtesës së Kryeministrisë të Republikës së Shqipërisë. Në takime do të marrin pjesë kryeministri, ministri përgjegjës për Ekonominë, ministri përgjegjës për Financën, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, deri në gjashtë personalitete të ekonomisë kombëtare dhe botërore, deri në gjashtë nga tatimpaguesit më të mëdhenj të biznesit privat, vendas ose të huaj dhe deri në katër organizata biznesi.

Përveç tyre, do të marrin pjesë si të ftuar të përhershëm edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si FMN, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Botërore, BERZH dhe, nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve e drejtori i Përgjithshëm i Doganave. 
Në të do të diskutohen strategjitë dhe programet më të rëndësishme qeveritare të zhvillimit të ekonomisë, duke nisur nga buxheti, privatizimet, punësimi, politikat fiskale, etj.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç