Komisioni për zgjedhjet takim në kafiteri, Vetëvendosje reagon

Komisioni për zgjedhjet takim në kafiteri, Vetëvendosje reagon
Komisioni për ndryshimet për ligjin për zgjedhjet, në takimin e sotëm, ku morën pjesë edhe përfaqësues të KUINT-it e të BE-së, kishte për qëllim përafrimin e ideve sidomos rreth numrit të zonave zgjedhore dhe listave zgjedhore. 

Mirëpo, sipas kreut të këtij komisioni, Haki Demolli, subjektet poltiike ende nuk kanë arritur t`i përafrojnë qëndrimet e tyre sidomos për këto çështje, duke paralajmëruar një takim tjetër për 30 maj, ku pritet të dorëzohen propozimet konkrete të subjekteve rreth ndryshimeve që duhet të bëhen brenda tre muajve. Sipas tij, pika më problematike për çka nuk po arrihet pajtueshmëri, janë numri I zonave zgjedhore. Ndërkaq, përfaqësues të KUINT-it dhe BE-së, iu kanë rekomanduar subjekteve politike që të përzgjedhin sistem sa më të thjeshtë zgjedhor. 

Brenda dy javësh, pritet që Komisioni të mbaj një punëtori ku do të diskuotohen të gjitha çështjet që duhet të kryhen brenda tre muajve, sa është edhe afati ligjor I këtij Komisioni. Në këtë takim, nuk mori pjesë vetëm përfaqësuesi i Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmes komunikatës ka njoftuar se kreu i saj Albin Kurti, ka pasur ftesë që të jetë i pranishëm në një drekë pune mes liderëve për diskutimin e sistemit zgjedhor, listat dhe shpërndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, Vetëvendosje shpjegon se në shtator të 2011-tës, ka paraqitur në në Grupin punues dhe në Komisionin ad hoc për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve, qëndrimet e saj për sistemin, listat dhe pragun. Po ashtu përfaqësuesit e saj kanë marrë pjesë në të gjitha takimet dhe mbledhjet lidhur me këto çështje.

“Çdo takim tjetër që nuk ndjek rregullat dhe procedurat e miratuara nga Kuvendi apo Komisioni është i papranueshëm. Takimet mes liderëve për këtë çështje rrezikojnë të pezullojnë punën dhe funksionin e Kuvendit dhe komisioneve”, reagon Vetëvendosje.

Më tutje thotë se marrëveshja mes PDK-së LDK-së dhe AKR-rë që i ka paraprirë formimit të Komisionit e që sipas saj ishte lidhur pa kurrfarë baze ligjore, “e njëjta po pengon reformimin e mirëfilltë të administrimit të zgjedhjeve në Kosovë”.

“Nga takimet me liderët e këtyre subjekteve nuk del gjë tjetër veçse një anashkalim i ri i Kuvendit dhe dëmtim i buxhetit të shtetit me shpenzime të panevojshme drekash luksoze “pune”, ndërkohë që qytetarët e Kosovës luftojnë për minimumin jetik”, përfundon komunikata për media e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. 

Komisioni për ndryshimet për ligjin për zgjedhjet, në takimin e sotëm, ku morën pjesë edhe përfaqësues të KUINT-it e të BE-së, kishte për qëllim përafrimin e ideve sidomos rreth numrit të zonave zgjedhore dhe listave zgjedhore.
Mirëpo, sipas kreut të këtij komisioni, Haki Demolli, subjektet poltiike ende nuk kanë arritur t`i përafrojnë qëndrimet e tyre sidomos për këto çështje, duke paralajmëruar një takim tjetër për 30 maj, ku pritet të dorëzohen propozimet konkrete të subjekteve rreth ndryshimeve që duhet të bëhen brenda tre muajve. Sipas tij, pika më problematike për çka nuk po arrihet pajtueshmëri, janë numri I zonave zgjedhore. Ndërkaq, përfaqësues të KUINT-it dhe BE-së, iu kanë rekomanduar subjekteve politike që të përzgjedhin sistem sa më të thjeshtë zgjedhor. Brenda dy javësh, pritet që Komisioni të mbaj një punëtori ku do të diskuotohen të gjitha çështjet që duhet të kryhen brenda tre muajve, sa është edhe afati ligjor I këtij Komisioni. Në këtë takim, nuk mori pjesë vetëm përfaqësuesi i Vetëvendosjes, për mospraninë e të cilit nuk deshi të komentoj Demolli.


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici

Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, gjyshja dorëzon 3 vjeçarin në polici