Komisioni për Mediat ka zgjedhur ditën e sotme 6 emrat për kandidatë për plotësimin e 3 vendeve vakante në Autoritetin e Medias Audiovizive. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Mediave, të zhvilluar me dyer të mbyllura, u vendos për 6 emrat kandidatë të AMA-s, nga të cilët 3 prej tyre do të zgjidhen në seancën e Kuvendit ditën e enjte ku dhe do të votohen.

Konkretisht Komisioni i medias zgjodhi sot Aurela Bicja, Gjergj Hamiti e Joana Allushi që janë propozuar nga mazhoranca, dhe Jetmir Halilaj, Besjan Zogaj e Desada Metaj që mbështeten nga opozita.

AMA aktualisht ka 4 anëtarë nga 7 që ka gjithsej bordi i saj, që janë kryetarja Armela Krasniqi, Zevendeskryetar Sami Nezaj,  Gledis Gjipali dhe Suela Musta.

 Vakancat janë krijuar nga  shkarkimi i Zylyftar Bregut në 2019, mbarimit të mandatit të Piro Mishës dhe  dorëheqjes së Agron Gjekmarkajt si anëtar bordi i AMA-s, i cili u zgjodh deputet i PD në qarkun e Lezhës, që pritet të plotësohen me votimin ditën e enjte.