Komisioni për Metën/ Braimllari-Manjës: Dosja 184 nuk do hetohet nga shoqja jote

Komisioni për Metën/ Braimllari-Manjës: Dosja 184 nuk do hetohet nga shoqja jote

Endrit Braimllari

Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari ka reaguar lidhur me komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i cili zhvillon sot mbledhjen e tij të parë. Braimllari thotë se në krye të këtij komisioni qëndron Ulsi Manja i kapur në përgjime duke ofruar punë në fushatën e Dibrës.

"Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur ne pergjime zyrtare te prokurorise duke ofruar pozicion pune me te larte shefit te policise pasi ky i kishte sherbyer ne fushaten e Dibres. Ulsiu i thoshte: “ti je per me nalt, me kap ndonje gje te madhe se na duhesh”.  Per ç’fare i duhesh Ulsiut per te ndare parate e trafiqeve?! Ulsiu sot duhet te ishte nen hetim pa imunitet dhe ne arrest nese do kishim nje Prokurori te Pavarur dhe jo te emeruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu me 18 dhjetor, kur votohej ne kundershtim me Kushtetuten per Prokurorin e Pergjithshem ishte aq shume aktiv dhe e mbronte me zell te madh.  Mos u shqeteso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga nje drejtesi e pavarur", shkruan Braimllari.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot